Tronditet familja, shkon për peshkim dhe gjen çantën me armë e municione

Një familje që shkoi për peshkim u trondit kur gjeti një çantë të mbushur me armë dhe municion.

Douglas Simcock i gjeti të mbuluara në qese plastike me 26 gusht në Salford.

39-vjecari kishte dy muaj që kishte nisur peshkimin dhe zgjodhi që të cojë gruan, vajzën dhe djalin pranë lumit Irwell. Ishte hera e parë që të gjithë si familje bënin një gjë të tillë dhe u tronditën nga gjetjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne u larguam nga liqeni i Parkut Alexandra që është në mes të Manchesterit. Kemi shkuar më poshtë, kemi gjetur kanalin dhe kemi zbuluar armë nën një urë të madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burri im Douglas dhe dy fëmijët e mi shkojnë atje çdo fundjavë. Ishte hera ime e parë atje dhe zbuluam armë. Një cmenduri e vërtetë”, tha Sarah, bashkëshortja e Douglas.

Ndërkohë u deshën 10 minuta që të gjitha armët të nxirreshin nga liqeni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?