Tronditi internetin, vajza zbulon të vërtetën (FOTO)

Një vajzë e re e cila tronditi internetin me pamjen e saj pasi pretendoi se kishte bërë operacione plastike që të dukej si Angelina Jolie ka zbuluar të vërtetën. Ishte thjesht një mashtrim dhe se të gjitha fotot i ka bërë me fotoshop.

Sahat Tabar tha më parë se kishte bërë 50 operacione që të dukej si ylli i Hollivudit Angelina Jolie. Ndërsa lajmi u përhap në të gjitha mediat 19-vjeçarja pranoi vetë faktin se e ka trilluar gjithë këtë histori.

Mbetet e paqartë se çfarë e shtyu iranianen të mashtrojë, por gjasat janë që të bëhej e famshme në Instagram pasi me mijëra njerëz i bënë follow, ndërsa tani ajo ka ndryshuar instagramin duke e bërë një faqe private.

”Doja të zbavitesha pak, duke bërë një shaka se dukem si Angelina”,-tha Sahat për Sputnik, ndërkohë që pritet që ajo të bëhet pjesë e industrive kozmetike.

SHKARKO APP