Trump i “prish” magjinë e Krishtlindjes një fëmije: Beson te Santa?

Tani ne të gjithë e dimë se Santa Claus ekziston. Por për ndonjë arsye, presidenti amerikan hodhi dyshim mbi këtë, kur foli me një fëmijë në prag të Krishtlindjes.

Skena ndodhi në dhomën e ngrënies së presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump dhe gruaja e tij Melania po merrnin thirrje nga fëmijët amerikanë, teksa çifti ishte ulur përkrah njëri-tjetrit nën dy pemë të Krishtlindjeve.

Të gjithë fëmijët që telefonoheshin kishin shkruar tek Norad, agjencia qeveritare që gjurmon lëvizjet e Santas në mbarë botën për Krishtlindje (agjenci që ende funksionon pavarësisht nga mbyllja e pjesshme e qeverisë).

Disa nga këta fëmijë u telefonuan nga Trump dhe gruaja e tij, dhe në sajë të raportimit të gazetarit Kevin Diaz, ne dimë pak nga ajo çfarë ka thënë Presidenti në këto biseda. Kështu Diaz raportoi: Trump komunikon me një fëmijë me emrin Coleman: “Përshëndetje, ti je Coleman? Gëzuar Krishtlindjet, si jeni, sa vjeç jeni?Shkoni mirë në shkollë? A besoni ende në Santa?

Pamjet e incidentit që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zotin Trump që pastaj i thotë djalit: “Sepse në moshën 7 vjeçare, kjo është e parëndësishme apo jo? ”

SHKARKO APP