Trump: Jam njëshi i Facebook-ut

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Teksa SHBA është në një konflikt të hapur me Iranin, presidenti amerikan Donald Trump gjeti pak kohë për t’u shprehur se është numër njëshi i Facebook-ut. Sipas tij, diçka e tillë i është thënë edhe nga vetë CEO i Facebook, Mark Zuckerberg. Gjatë një interviste me Rush Limbaugh, presidenti rrëfeu se gjatë një darke me Zuckerberg- un, ky i fundit i kish’ deklaruar se është numri një i platformës në fjalë. Trump vuri në dukje rëndësinë e rrjeteve sociale në mesazhet e tij. Trump kryeson listën në Facebook për sa i përket shpenzimeve të reklamave politike, duke nxitur akuza se kompania është e ndikuar padrejtësisht nga republikanët.

SHKARKO APP