Trump komenton rënien e shikueshmërisë së ‘Oscars’: S’kemi yje në Hollywood, përveç meje

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump zgjodhi rrjetin social Twitter për të komentuar mbi mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Oscars 2018”.

Pas transmetimit të edicionit të 90-të të Akademisë, të dielën, më 4 mars, Los Angeles Times njoftoi se shikueshmëria ka rënë në një nivel të ulët dhe presidenti 71-vjeçar nuk mund të rezistojë pa komentuar mbi këtë çështje.

Image

“Oscarët më të dobët, vlerësuar në historikun e Akademisë”, shkroi Trump, shkruan US Magazine.

“Problemi është, se ne nuk kemi më yje – përveç presidentit tuaj (thjesht shaka, natyrisht)!”

Manjati i pasurive të paluajtshme shpesh përdor mediat sociale që të ndajë mendimet e tij – si për ngjarjet botërore, ashtu edhe për të famshmit e Hollywoodit – kështu që kjo nuk vjen si befasi për ndjekësit e tij.

Image

SHKARKO APP