Trump ndjek vetëm 14 gra në Twitter

Rreth një vit më parë, Donald Trump u zgjodh presidenti i 45-të i Amerikës. Këto 12 muajt e fundit kanë qenë plot me skandale, materiale, debate, video, shtrëngime duarsh dhe çdo gjë që ka të bëjë me presidentin.

Një gjë që ai e përdor gjithmonë është adresa e Twitterit, aty ky bën deklarata të furishme, madje më shpejt sesa i deklaron në konferenca publike. Rreth 42.1 milionë njerëz në mbarë botën e ndjekin Trumpin në Twitter dhe shpërblehen shumë për këtë. Brenda Twitterit të tij, statuseve, gjen plot gjëra, ato që përmendëm më lart.

Por gazetarët e Telegraph kanë vënë re një gjë të çuditshme në adresën e tij të famshme. Trump ndjek vetëm disa adresa ose që i bën Follow. Tetë nga këto i përkasin organizatave të Trump, të tilla si hotele apo fusha golfi.

Dhe vetëm 14 adresa janë të grave. Kështu lind pyetja, kush janë 14 gratë ose ndoshta 15, nëse llogarisim faktin që një adresë menaxhohet nga dy gra, adresën Potus. Le ti zbulojmë tani.

1-Sarah Sanders, zëdhënësja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë dhe vazja e Mike Mike Huckabee, dy herë kandidat për president.

2- Kellyanne Conway, konsiderohet si zonja e parë e vërtetë e Amerikës së Trumpit. Në fakt ajo është këshilltarja drejtuese e ekipit të Trump.

3- Roma Downey. Aktore dhe regjisore nga Irlanda e Veriut, ka luajtur rol në seritë e filmit të famshëm The Bible. 57-vjeçarja është president e LightWorkersMedia. Një kompani prodhimi të filmave. Burri i saj krijoi shown televiziv The Apprentice.

4- Tiffany Ariana Trump. Vajza 24-vjeçare e Trump dhe fëmija i  vetëm me gruan e dytë Marla Maples. Tiffany aktualisht ndjek shkollën e drejtësisë dhe thuhet se është lidhur me një djalë  demokrat.

5- Laura Ingraham. Spikere në radio dhe moderatore. Sipas faqes së saj të internetit, është gruaja më e dëgjuar në Amerikë për diskutime politike.  54, vjeç ajo është një ish-avokate dhe nëpunëse ligjore e Gjykatës së Lartë, e cila shpesh shfaqet në Fox News.

6- Vanessa Trump. Nusja e djalit të Trump, Donald Jr. Vanesa është 39 vjeç dhe nëna e 5 fëmijëve.

7- Lara Trump. Nusja e djalit tjetër të Trump, Eric.

8- Ann Coulter. Shkrimtare amerikane, tani 55 vjeç, mbështetëse e zjarrtë e presidentit.

9- Diamond and Silk.  Njihen si dy mbështetëset më të mëdha të Trump, ose si zëri i tij i dytë. Janë dy, Lynnette Hardaway dhe  Rochelle Richardson. Ish aktiviste-demokrate.

10- Katrina Campis. Njihet si rivalja e Trumpit në Apprentice por jo në poltikën e tij. Campins, 38 vjeç është fanse e Presidentit. “Katrina krediton ndikimin dhe drejtimin e Donald Trump me zgjerimin e horizonteve të saj aspiruese”. Ajo e përshkruan veten në Twitter si një mogule e pasurive të patundshme.

11- Katrian Pierson. Zëdhënëse e fushatës së Trump, 2016. Tashmë 41 vjeç, është një aktiviste nga Kansas e cila merret me organizatat jofitimprurëse të politikave të Shtëpisë së Bardhë.

12-Melania Trump. Gruaja e tij, nëna e djalit të tyre Baron. Melania 47 vjeç është zonja e Parë e Amerikës.

13- Greta Van Susteren. Ish-spikere televizive për CNN. 63 vjeçarja njihet si gruaja që u pushua nga televizioni MSNBC pasi nuk pranoi të bashkohej në fushatën Hate Trump. Urrejtje ndaj Trump.

14- Ivanka Trump, vajza e presidentit Trump. Krahu i djathtë i babait të saj. 36 vjeçarja është edhe biznesmene e fuqishme.

SHKARKO APP