Trupa e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në skenën e TKE
Në këtë udhëkryq do të paraqiten tri personazhe bazë, që do vërdallën rreth kishës si dëshmitare e gjithë asaj histerie që tingëllon komedi nga situatat që do të krijohen nëpër varre dhe tragjike nga veprimet e tyre.
Është drama e një lëmshi dhe një jete të përzier mes vdekjes së pakuptimtë, varrit, eshtrave të njeriut që nuk ka asnjë lloj peshe për të gjallët, ose është lëmsh i paturpësisë kohore, kur të gjallët jetojnë nga djersa e të vdekurve, kur gjaku shndërrohet në ngjyra lotarie, etj..