Trupa jonë baletit hap sezonin artistik në Modena të Italisë‏

Baletiet Coppelia dhe La Stravaganza e para me koreografi të Ilir Kerni dhe e dyta nga Angelin Preljocaj do të hapin sezonin artistik 2015 në Teatrin Luciano Pavarotti, në Modena, Itali ne daten 16 Janar 2015, Ora 21.00

Ashtu sic ka theksuar edhe drejtori I Përgjithshëm Ilir Kerni, ka qënë shumë I rëndësishëm bashkëpunimi që kemi patur me artistë si Preljocaj apo Cardoso vitin që kaloi, jo vetëm për të sjellë shfaqje të bukura për publikun shqiptar por edhe për të siguruar një pasaportë për ti eksportuar këto shfaqje jashtë vendit ashtu sic edhe po ndodh me këto dy pjesë koreografike që cojnë trupën tonë të baletit në Modena.

Ky është vetëm fillimi pasi repertori I krijuar gjatë vitit 2014 me balete klasike dhe moderne, që përfshin tituj si Ballo e Diplomës, Coppelia, La Stravaganza, Impact, Table, Risveglio Dell’Umanita do të jenë pjesë e projekteve të tjera gjatë 2015, që do të shikojnë trupën tonë të baletit në turne të tjera jashtë vendit.

Turi I fundit në të cilën trupa jonë e baletit ka performuar jashtë ka qënë në vitin 2006, po në Itali , në Leçe me baletin “Caro Mozart”.

 

SHKARKO APP