Tulipani, simbolet e lules

Tulipani është një lule shumëvjeçare dhe është lulja kombëtare e Holandës. Origjina e saj vjen nga Persia dhe daton që në shekullin e XVII p.e.s. Sot, njihen 150 lloje tulipanësh dhe çdo ngjyrë e kësaj lulje simbolizon diçka të veçantë.

Tulipani është një lule e madhe dekorative që çel në pranverë dhe mund të rritet edhe në kopsht. Ngjyrat e saj janë të forta dhe të shndritshme dhe këtu qëndron veçantia e tyre. Tulipanët mund të çelin për shumë vite dhe nuk e humbasin bukurinë e tyre.

Njerëzit që kanë tulipanin lule të preferuar janë të ëmbël, pasionant dhe shumë bamirës. Përveç bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj kjo lule është përdorur dhe për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe sallatave të ndryshme. Ngjyrat dhe delikatesa e tyre do t’i japin finesë dhe klas pjatës suaj. Nëse doni të dhuroni një tulipan duhet të jeni i kujdesshëm në përzgjedhjen e ngjyrës, sepse çdo ngjyrë ka simbolikën e saj mijëravjeçare.

Tulipani i kuq simbolizon dashurinë e vërtetë dhe pasionin e çmendur dhe të jep mesazhin e një deklarate të fortë dashurie.

Tulipani i bardhë simbolizon qiellin, risinë, pastërtinë dhe dashurinë e përjetshme.

Tulipani i verdhë simbolizon dashurinë e pamundur.

Tulipanët me ngjyra të veçanta dhe të shndritshme kanë qenë simbol i familjeve mbretërore për qindra vjet me radhë, nëse një person ju dhuron një të tillë do të thotë se është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju.

SHKARKO APP