Tuna ”zhvishet” dhe rrëfen peripecitë e lindjes: Në 8 orë mu shkatërrua.. (FOTO)

Personazhet publike dinë të prodhojnë lajme. Këtë herë këngëtarja Tuna, e cila prej disa muajsh është bërë nënë, ka publikuar në Insagramin e saj disa foto bashkë me të birin, Tian Berishën që në shumë pak kohë u kthye në një personazh të vogël Instagrami.

Por Tuna, si pa ja kërkuar na dha edhe një intervistë ”ekskluzive”, një vetëpërshkim të të gjithë ndjesive para dhe pas lindjes. Ajo ka treguar vështirësitë nëpër të cilat kaloi derisa në duar mori djalin. I dështuan planet për lindjen edhe pse deshi ta sillte në mënyrë natyrale në jetë, e i shoqi të ishte aty bashkë me ta, kur ta ndanin kërthizën, por s`mundi.

Situata u ndërlikua nga fundi dhe iu nënshtrua ndërhyrjes cezariane. Kishte ndjerë frikë, trishtim, frustrim se iu duk sikur i dështoi magjia e takimit të parë me djalin. Nuk foli me askënd. Vetëm sot pas kaq muajsh foli për këto ndjesi.

Si pasojë e këtyre komplikimeve Tuna nuk lindi spontanisht siç do të donte, por me prerje cezariane, gjë që siç tregon e vuajti edhe në muajt në vijim.

”Sikur më dështoi ndjesia më e bukur e mëmësisë, lidhja e momentit të parë… 
Nuk fola asnjëherë për këtë eksperiencë dhe nuk do kisha folur në asnjë nga intervistat që më keni ftuar dhe që nuk i kam pranuar për çështje privatësie … andaj vendosa ta mbaj ‘ekskluzivitet’ timin dhe të flas me foto’ dhe pak fjalë. Për ju nënat të cilat e keni përjetuar ose do ta përjetoni të njëjtin emocion nëpër të cilin ne kemi kaluar”.

Statusi i plotë i Tunës

Ky set fotografik së bashku me Norik Uka, lindi si ide nga eksperienca ime personale nëpër ”plani i lindjes”. Pas përgatitjeve 9 mujore për një lindje spontane, strishat e Patrisit për të participuar në prerjen e kërthizës, strishat e duos së fotografeve nga Shkupi për të dokumentuar aktin më të rëndësishëm të jetës time ( Daaah ofc I would do that) , hypno-birth seancat online për një lindje paqësore etj etj.

Kishim përgatitur gjithçka për një moment si ky por papritur u komplikua e gjithë situata brenda 8 oreve ndodhën gjera që nuk i kishim paraparë as unë e as mjekët që po përgatiteshin për lindjen e bebës.
 Isha e frikësuar, e trishtuar e papërgatitur. Aq më shumë e vuajta muajt e parë, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me të cilat ballafaqohesha. Sikur më dështoi ndjesia më e bukur e mëmësisë, lidhja e momentit të parë…

Nuk fola asnjëherë për këtë eksperiencë dhe nuk do kisha folur në asnjë nga intervistat që më keni ftuar dhe që nuk i kam pranuar për çështje privatësie (meë shumë respekt ju falenderoj për ftesat çdo ditë që mi keni bërë, u jam mireënjohëse) andaj vendosa ta mbaj ekskluzivitet timin dhe të flas me foto dhe pak fjalë.

Për ju nënat të cilat e keni përjetuar ose do ta përjetoni të njëjtin emocion nëpër të cilin ne kemi kaluar …
Milk Bath Session me qumësht formule, meqë e dimë që është super vështirë laktacioni mbas një intervenimi të tillë (unë isha këmbëngulëse dhe me fat dhe ia dola). Përderisa kemi fëmijë të shëndetshëm është e parëndësishme në formulë apo qumësht gjiri, cezariane apo lindje spontane… Dhe asgjë nuk e mposhtë ndjenjën e të qenit nënë. 
Mëmësia është e vështirë dhe duhet të inkurajojmë njëra-tjetrën çdo ditë. Cheers to that.

https://www.instagram.com/p/BbkfxWuDUnI/?taken-by=tunasejdi

SHKARKO APP