Turbullimi i shikimit, nëntë arsyet shëndetësore
Nëse jeni prekur nga turbullimi i syve, ndodh që mund t’ia vini fajin moshës ose të pranoni me pahir se keni nevojë për syze. Turbullimi i syve është tregues i disa problemeve të tjera më të thella se aq.
Sytë janë të lodhur
Nëse keni kaluar shumë kohë përpara ekranit të kompjuterit ose televizorit, atëherë nuk po i kapsisni sytë aq sa duhet. Sytë lodhen sepse me çdo kapsitje, syri lëngëzohet, lubrifikohet, pastrohet dhe gjallërohet.
Vuani nga diabeti
Niveli i lartë i sheqerit shkakton enjtje të syve dhe rrjedhimisht vështirësi në shikim. Njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë shpesh probleme me sytë.
Inflamacioni i syrit
Turbullimi i syve ndodh edhe si pasojë e një inflamacioni të indeve të syve. Inflamacioni mund të shfaqet nëse flini pa hequr lentet e syve, pa i pastruar ato, fërkimi i ashpër i syve, sëmundje të ndryshme, psoriaza dhe artriti.
Tensioni i ulët
Nëse turbullimi i shikimit shoqërohet nga një ndjenjë dobësie, atëherë duhet të jeni duke përjetuar rënie të tensionit të gjakut si pasojë e dehidratimit, problemeve të zemrës ose çrregullimeve hormonale.
Migrena
Nisja e migrenës shoqërohet gjithnjë me turbullim të shikimit. Në fakt, akoma pa nisur migrena mund t’ju duket sikur jeni duke parë nën ujë ose nëpërmjet një xhami të plasaritur. Nëse kjo ndodh vetëm tek njëri sy, atëherë konsultohuni me një mjek.
Perdja e syrit
Perdja e syrit shfaqet dhe zhvillohet ngadalë pas moshës 55 vjeç. Ngjyrat janë më të zbehura, shikimi në errësirë është më i vështirë dhe sytë janë më të ndjeshëm. Perdja e syve mund të hiqet nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale.
Plakja dhe turbullimi i shikimit
Pas moshës 40 vjeçare, do të vini re se e keni më të vështirë të përqendroheni në gjërat më të thjeshta siç është leximi. Sytë nuk janë më fleksibël si në rini, ndaj shpesh turbullimi konsiderohet si pjesë e plakjes.
Gërvishtja e korneas së syrit
Ky problem shoqërohet me ndjesinë e të paturit diçka në sy. Gërvishtja e pjesës transparente së përparme të syrit mund të ndodhë si pasojë e pluhurit ose rërës. Pastrojini sytë me ujë të bollshëm ose solucion të veçantë që e blini në farmaci. Pulitini sytë disa herë që të prodhohen më shumë lotë, por mos i fërkoni sytë.
Sklerozë e shumëfishtë
Nëse nervi optik është i dëmtuar, atëherë sinjalet mes syve dhe trurit e kanë të vështirë të transmetohen. Shumica e njerëzve që preken nga dëmtimi i nervit optik preken nga skleroza e shumëfishtë në harkun kohor të 15 viteve.