Turistë dhe çekiçë

Nga Dritan Kaba

Vetem 7 metra nga bregu i detit bashkia e Sarandes ka rikonfirmuar nje leje te nje pallati 8 katesh.

Nje leje e dhene ne vitin 2010, kryetarja e ka ridhene ne 2017!!!

Kete sezon turistet ne vend te zhurmes se detit dhe cicerimave te zogjve do te degjoje çekiçet e ndertimeve buze detit.

Flladi i Ngushtices se Korfuzit do te zevendesohet nga pluhuri i bardhe i gureve te thyer.

Bashkia dhe kryetarja para se te rinovoje keto leje ne det duhet te merret me rregullimin e kanaleve te ujravebte zeza qe vazhdojne qetesiaht te shkarkojne ne plazhin publik!

Bashkia ne kete kohe duhet te ishte e gjitha ne kembe per tu mos u persiritur skandalet e vjetshme ne Ksamil dhe kudo ne plazhet e Sarandes merret me rinovime lejesh qe jo vetem ju ka kaluar koha, por jane edhe ne kundershtim me çdo ligj te urbanistikes.

Ndersa kur degjon serish kengen e çekiçeve, qe per pak kohe kishin heshtur, te vjen ndermend edhe INUK qe nuk eshte vetem per te prishur shtepite e te pambrojtuve por edhe per te kontrolluar ligjishmerine e lejeve te ndertimit.

Po ashtu edhe prefekti nuk ka per detyre te dale si sfond i ministrit te Turizmit por te kontrolloje edhe ai ligjiishmerine e lejeve te bashkive.

Bashkise Sarande tani i ka ngelur vetem te mbyll edhe gjirin e Sarandes per te vazhduar te jape leje ne det tashme, se bregu nuk ekziston me!

https://www.facebook.com/didkaba/videos/10211701431439126/

SHKARKO APP