Turistët çiklistë që përshkojnë Shqipërinë nga veriu në jug

Kjo është 25-vjeçarja gjermane Elizabet Hamper, e cila ka përshkuar 1662 km me biçiklete nga Gjermania deri në Vlorë.

Elsabeth ka një muaj që udhëton nëpër Gjermani, Austri, Sllovaki, Hungari, Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Mali i Zi dhe Shqipëri. Destinacioni i fundit është Igumenica në Greqi.

Në biçikletën e saj gjen çdo gjë; ushqime dhe çadrën për fjetje.

“Nuk jam e lodhur dhe jam shumë e motivuar. Me pëlqen t’i kaloj pushimet në këtë mënyrë”, thotë ajo.

Një tjetër i apasionuar pas udhëtimeve me biçikletë është dhe 30-vjeçari Dazy Keyer. Për të ardhur deri në Shqipëri ka përshkuar 4000 km me biçikletën e tij. Himara dhe bukuritë e saj e kanë bërë për vete.

“Kemi katër ditë këtu. Jam shumë i lumtur nga kjo eksperiencë. Kalojmë natën në hostele apo ne kamping jashtë. Nuk kemi guidë, por do ia rekomandoj të gjithë miqve”, tha austriaku.

Të shumtë kanë qenë çiklistët që janë parë në rrugët e jugut këtë verë, ku ashtu si Elisabetha dhe Dazi, të huajt kanë zgjedhur ta eksplorojnë Shqipërinë mbi dy rrota.

SHKARKO APP