Turistët e hapësirës, SpaceX do të dërgojë një pasagjer në hënë

Frontiera e fundit e udhëtimit duket se është shumë pranë për njërëzimin: të shkosh në hapësirë. Edhe pse në të kaluarën vetëm një numër i kufizuar turistësh hapësinorë ia kanë dalë të largohen nga atmosfera e tokës, tre miliarderë po garojnë për ta realizuar këtë lloj udhëtimi.

Jeff Bezos i Amazon, manjati Richard Branson dhe Elon Musk i SpaceX shpresojnë të dërgojë njerëz në hapësirë. Ky i fundit duket se është në epërsi, për shkak se kompania që prodhon raketa kozmike shpalli se ka nënshkruar me pasagjerin e parë. Identiteti i tij do të zbulohet të hënën më 17 Shtator, por kur një përdorues e pyeti Elon Musk në Twitter se cili do të ishte, ai u përgjigj me një flamur japonez.

Është e qartë se ky individ duhet të jetë shumë i pasur. Kanë kaluar 17 vite që kur turisti i parë vizitoi Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, një biletë që i kushtoi 20 milionë dollarë. Udhëtarët e mëvonshëm paguan nga 30 milionë dollarë.

Por edhe nëse mund të përballosh kostot e mëdha, përgatitja fizike nuk është pengesa më e madhe. Përkundrazi, sipas studimeve, problemi më i madh është stresi dhe ngarkesa mendore. Kjo për shkak të rrezikut se mund të mos kthehesh më. Ky risk llogaritet në 1%, afërsisht aq sa ngjitja e majës Everest.

Misioni në Hënë pritet të zgjasë afërsisht një javë, me një distancë prej 500-650 mijë kilometrash.

SHKARKO APP