Turistët francezë: Shkodra më e bukur se Tirana

 

Mbresa udhëtimi

Nga Irfan Rama

Kanë shëtitur për një javë nëpër Tiranë, Krujë, Durrës, Lezhë dhe Shkodër e më pas janë rikthyer në Parisin e bukur të ëndrrave dhe tundimeve të të gjithë francezëve dhe të mbarë botës. Në Parisin e Kullës Eifel, , Hotel des Invalides, Harkut  të Triumfit, Qendrës Pompidou, Luvrin e famshëm me fillesa që nga viti 1546, Katedrales madhështore Notre Dame. Në Parisin rreth 10 milionësh por që fillesë ka një ngulim të hershëm vite para Krishtit në Ishullin e vogël të romantikut Senë, i njohur me emrin “Ile de la Cite” e që banohej prej një popullsie gale që quhej Parissi. Në Parisin e Modës, parfumeve, luksit, trëndafilave shumëngjyrësh të rrugëve të gjëra e të ngushta, të lirisë së fjalës, penës, penelit, të këmbëve, duarve e mendjes, oralitetit, shkrimtarëve, artistëve, shkencëtarëve, të rinjve, politikanëve, universitarëve…

Janë kthyer me impresionet më të mira nga Shqipëria – se francezët janë mblellës të impresioneve shumë e shumë më herët se themeluesi besnik i impresionistëve Claude Monet me pikturën e 1872 Impression: soleil levant  – me natyrën e bukur shqiptare multingjyrëshme, me ushqimet e mrekullueshme shumësortëshe, me kalatë e muzetë që përvijojnë historinë e hershme dhe autoktoninë shqiptare si kalatë e Petrelës, Krujës, Shkodrës, Muzeumin Kombëtar të Tiranës, Muzeun e Skënderbeut në Krujë, Muzeumin e Skendërbeut në Lezhë, Amfiteatrin e Durrësit, Pedonalet e Shkodrës e Xhaminë e Plumbit, Xhaminë e Tiranës etjerë.

Zheremiu, një djalë i mrekullueshëm, i pashëm, shumë i edukuar dhe që rrespekton çdo njeri që takohet me të e që punon në një institucion shtetëror të Parisit është fejuar me Edlirën autoren që në vogli të shumë librave për fëmijë e që ka mbaruar universitetin në Lion për “Histori Arti”. Edlira vazhdon doktoraturën në Paris dhe punon po atje në një zyrë shtetërore franceze. Por Edlira ka lënë një emër shumë të mirë në Lion dhe kryebashkiaku i Lionit e ka nderuar në një ceremoni gala me një çmim nderi për studimin që i kabërë një piktori të famshëm nga ky qytet duke e rizbuluar nga hija e shumëvjetshme. Madje bashkia i ka vënë emrin një rruge piktorit Antonie Barbier. Edlira ka krijuar edhe shoqatën “Antonie Barbier” ku mblidhen shumë francezë tok me shqiptaren e bukur dhe eksluzive në talent për të skautuar të tjera nga Barbier i rilindur. Nga Edlira!

Kanë mbrritur në Tiranë si tufëza të vogla miqsh që do të fluturojnë shpesh nga Parisi në Tiranë e kthim për të forcuar e integruar lidhjet francezo – shqiptare të kohta hershmërisht, tunduese si mike edhe në rregjimin e Hoxhës, ku Shqipëria dërgonte në Francë studentët më të mirë të saj në art, kulturë e shkencë sidomos universitar edhe presidentë e kryeministra apo kryetarë kuvendi si Tedi Papavrami, Rexhep Mejdani, Kastriot Islami, Skender Gjinushi, Sali Berisha,  Pashuk Kola, Agim Malja etj. Por Franca dhe Shqipëria kanë patur e kanë një urë më të fortë se ato të Sanfrançiskos, Londrës  mbi Tamiz apo urave të Senës romantike inspiruese, kanë Ismail Kadarenë sa një mal një urë shpirtërore e bekuar midis Parisit e Tiranës ose Tiranës e Parisit që nuk  ka politikan shqiptar apo grupe politikanësh që mund ta zhbëjnë me bëmat e tyre. Apo Inva Mulën…

Zheremi me Edlirën, Jahja me Elodi kanë qenë dy çiftet e para që kanë bujtur në Tiranë me datën 20 prill sepse Edlira do të kremtonte ditëlindjen e tridhjetë në kryeqytetin shqiptar atje ku banojnë prindërit e saj shumë të mirë Esati me Shpresën dhe vëllai i saj Ermali, një ekonomist i zoti që ka fituar disa çmime në bankim nga austriakët e një banke me shumë emër në Shqipëri, Austri e të gjithë Europën Juglindore. Por pikërisht atë mbrëmbje të 20 majit, kur të të dy çiftet franceze do të ngitnin me tuurr për tu përçafur me gjyshen e Edlirës, Naxhijen, një zonjë e fisme dhe e bukur me një lëkurë të bardhë e pigmuar me pak të verdhë tulipane si princeshat e viteve 30 – 40 të shekullit të kaluar që vishej gjithë modë e parfumohej edhe në vitin e filluar të tetëdhjetëetetë, kish këmbyer jetë nga një atak disa minutësh në mbrëmje ndonëse doktor Eqremi e Arjana bënë shumë.. Dhe Edlira ish përmbytur në lotë tok me Zhereminë që e donte aq shumë. “Si të bëj sepse nesër e ka planifikuar të vijë mama me vëllain për ditëlindjen e Edlirës” – më pyeti Zheremi atë natë në spitalin “Nënë Tereza” sikletshëm dhe si i zënë në faj. – Jo – i thashë – ata do të vinë se gëzimet janë gëzime dhe hidhërimet kanë detyrimet, traditimet e përulësitë me nderim të zakonive shqiptare. Ai kish përjetuar fejesën e tij të magjishme në një lokal në liqenin e Vaut të Dejës, i hipur me bukurinë shqiptare Edlirë në një varkëz të automatizuar që përcillte delir e ëndrra kubesh qiellore në pamjet maxhepëse valë – valë liqenore. Nën këndimet e muzikën e mrekullueshme popullore shkodrane dhe muzikë e këngë franceze me Matje, Aznavur, Khalem etj. Kish kërcyer shqip, frëngjisht, bilingue anglisht, spanjisht etj. Kish marrë pjesë në dasmën e djalit të xhajës së Edlirës, Arlindit në shtator 2014 me shënpeterburgasen Ksenia ku kish kënduar me zë të lartë me çiftin tok me gjithë shqiptarët :”Xhamadanin vija vija është Kosova është Shqipëria”… Tashmë kundroi ndrrimjetën e gjyshe Naxhijes me të gjitha nderet e fundit sipas mësive traditore të shqiptarëve.

Silvi, e ëma e Zheremisë, një 55- vjeçare me tipitet elegance të grave franceze, me sy të rimtë, tok me djalin simpatik 15 vjeçar me sy ngjyrë deti, Benzhema që vazhdon klasën e nëntë në një shkollë franceze të Parisit mbrritën në Tiranë mbrëmjen e 21 Prillit. Grupi francez prej gjashtë turistësh bënë shëtitje në të gjitha porcionet e ditës në rrugët, parqet, muzetë e Tiranës madje edhe në tunelin atomik të ish-udhëheqjes komuniste. Jahja që punonte në një Ministri të Francës tok me Elodi vraponin çdo mëngjez tek liqeni artificial i Tiranës. Vizitonin qëndra historike e kulturore të Tiranës. Shkonin në lokale të ndryshme të kryeqytetit pa parë nëse është luks apo i zakonshëm për të provuar çajet, birrat shqiptare, ëmbëlsirat, akulloret e tj. Pyesja çiftin  – gjithmonë të qeshur e të thjeshtë që sa herë takohej me njerzit e njohur shumë herë të ditës përqafeshin si shqiptarë – si ju duket Tirana në përgjithësi? Haptazi, çiltazi dhe buzëqeshëm përgjigjeshin: Excellemment(Shkëlqyeshëm)! Po ushqimi e njerzit? S’ka më mirë e shumë të pritshëm. Blenë suvenire plot. Zheremi bleu edhe një kapele ushtaraku të Marinës për babanë që punon drejtor drejtorie në Këshillin e Shtetit të Francës dhe një kapele të jeshiltë të thjeshtë ushtari shqiptar për të vëllanë. Thashë me vehte a duhet të mendohet edhe për këto produkte që pëlqehen nga të huajt turistë. Edhe këtu mund të dalë punësim nëse mendojnë shtetarët e ekonomisë e turizmit sepse këto produkte janë mbetje të kaluara që shiten në “Mall” të Tiranës juridike e jo juridike.

Në Shkodër më takoi t’i prisja francezët rreth orës 14 të hënën me datë 27 prill 2015. Fillimisht Silvi, Zheremi, Benzhema, Edlira dhe Ermali që i shoqëronte me makinë e që flet frëngjisht e anglisht me to në shtëpinë dykatëshe në lagjen Perash të ish-volejbollistit të famshëm shqiptar të Vllaznisë, Partizanit, Dinamos e përfaqësueses shqiptare në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, Ali Bushati. Pasi kundrojnë bahçen shkodrane me fiq, rrush, mandarina, limona, hidje, kivi etjerë priten në shtëpi nga Aliu,Nurija, bashkëshortja e Aliut, Seati i biri, dhe Fatimja motra e saj. Byrek me bimë të egra, zanat Shkodre, ëmbëlsira, fruta e verë të kuqetë bërë vetë, janë receta shkodrane e pritjes me zemër e rrespekt siç dihet ma. Shkodra e ka në gen mikëpritjen. Pastaj një udhëtim në liqenin e Vaut të Dejës në pikën turistike “Perla” ku ushqimi i shumëllojshëm bio e pamjet magjepse me ajrin e pastër kënaqin jashtë mase francezët që provojnë shumëçka bijotike që nga djathi i dhisë e deri tek mishi malor.

Pastaj në Xhaminë Blu në hyrje të Shkodrës ku francezët heqin këpucët dhe kundrojnë brënda xhaminë gati dyshekullore si dhe fotot e çlirimit fetar të 1990 ku morën pjesë popullsia e tri feve. Në Kalanë Rozafa shkojmë rret orës 19 në praniafër muzgut. Një pamje magjepse nga perendimi ku mali i Taraboshit, dyeti Bunë – Liqen e Shiroka drithërojnë francezët me Uaaa. “Pamje spektakolare dhe ajër shumë i pastër ndryshe nga Tirana që ka ajër jo si ky” – thotë  Zheremi. Seadi shoqëruesi shkodran dy metrosh dhe i pashëm i çon francezët tek ana jugore e kalasë për të parë bashkimin e Drinit me Bunën. Dera e Muzeut ishte mbyllur. “Në Paris muzetë qëndrojnë deri natën vonë të hapura” – artikulon Silvi që jep mësim në një gjimnaz të Parisit në trinomin ekonomi, shkencë sociale dhe politikë. Me makina shkojmë më pas në Pedonalen e re të Sarreqit dhe më pas në Pedonalen e gjatë nga ish Instituti i Shkodrës deri tek Prefektura. Sallone mode, stilistime flokësh, piktorësh që pikturojnë në vend e me piktura të varura, dyqane veshjesh shik, lokale të shkëlqyer me shërbim brilant me tavolina, çadra, karrige, paisje karakteristike, ëmbëlsira, akullore e çaj të servirur me çajnik karakteristik mondan, ndërtesat antike me pastërtërti shembullorë mbresojnë jashtë mase francezët. Në orën 21 të mbrëmjes para kthimit në Tiranë Silvi, Zheremi dhe Benzhema thanë njëzëri: “Sot ka qnë dita më e bukur e javës. Shkodra është më e bukur se Tirana, ka klas turistik të gjithanshëm kulturor e traditor. Do t’ja transmetojmë miqve tanë në Paris dhe ambasadorit francez e bashkëshortes së tij në Tiranë. Mirupafshim”.    

 

 

SHKARKO APP