Turizmi, 2018!?

Nga Edval Nuri

Këtë shprehja po e dëgjojmë shpesh në televizion. Edhe vite më parë kemi dëgjuar premtime, angazhime, por fundi ka qenë i hidhur me zhgënjime! Mendova që të shpreh disa mendime për turizmin. Tani sezoni veror është në prag të fillimit. Secili planifikon, ku do t’i kaloi pushimet? Sa do të shpenzojë ? S’i do jenë kushtet, ushqimi, pastërtia, shërbimi, qëtësia e një sërë faktor që secili i kërkon të paktën 15 ditë në vit. Them për ata që kanë mundësi ekonomike, se shumica bëjnë hesapet nëse i del apo jo pesëmbëdhjetëditëshi ?

1- Thonë se 2018 cilësohet si viti i turizmit shqiptar.  Kjo vetëm për numrin e madh të turistëve që kanë vizituar vendin tonë, por edhe për faktin se institucionet shtetërore tashmë kanë nisur të shikojnë problemet në sy dhe mbi të gjitha të japin zgjidhje. Ky vit ka nisur me një shifër rekord të rritjes së numrit të turistëve. Në tre muajt e parë të këtij viti kemi rreth 70 mijë turistë më shumë se vetëm një vit më parë. Dhe duhet të kemi parasysh rritja turistike me 12.5% më shumë, i përket sezonit dimëror. Këto janë disa të dhenë që i dëgjojmë shpesh nga ata që merren me ketë punë. Por ndryshe nga sa jemi mësuar që të dëgjojmë vetëm shifra dhe të dhëna fiktive dhe në fund të sesionit kemi pasur dështime e justifikime! Pyetja që bëjnë të gjithë ? Si do të arrihen këto rezultate? Cili është mekanizmi që na siguron mirë-menaxhimin e interesit gjithmonë e më të lartë të turistëve të huaj në Shqipëri? Cila është formula që na garanton zhvillimin e qëndrueshëm turistik në vend ? Të gjithë e dimë që suksesi i një turizmi varet nga afatet që i sigurojmë , por dhe nga sa para do të shpenzojmë? Thonë se duhet të ndahemi nga epoka ku sektori privat turistik është munduar të tërheqë turistë në konkurrencën gjithmonë e më të egër globale, dhe sezon pas sezoni ti kënaqet asaj që iku me frikën e asaj që vjen sezonin tjetër . Në fakt ka disa projekt që po të realizohe do të kemi një kthesë të rëndësishme në turizëm . Angazhimi i 1000 të rinjëve në promovimin turistike dhe sensibilizimin e turistëve, vendas veçanërisht, për mbajtjen pastër të ambientit. Kjo e përqëndruar më së shumti në atë bregdetar ka një kontribut afro 27% në prodhimin e brendshëm bruto. E ndërsa listohen rreth 2300 fshatra me potencial turistik, vetëm pak prej tyre janë të aksesueshëm nga pikëpamja e infrastrukturës.

Një pyetje e thjeshtë? Pse jemi të fundit, duke u krahasuar dhe me vendet fqinje? Administrator i një agjencie turistike që operon në Antalia të Turqisë më befasoi. Para 20 vjetëve ka qenë moçalishte. Shteti turk i krijoi kushte lehtësuese investitorëve të huaj për të investuar në këtë zonë. Nga Kemeri në Alania afro 240 km është kthyer në një “Perlë të Mesdheut”. Pra, dora e njeriut i ka kthyer në plazhe shumë tërheqëse për turistët moçalishtet e Turqisë e shkëmbinjtë e thepisur të Kroacisë apo të Malit Zi. Po ne? Kemi një bregdet 340 km nga Buna në Sarandë! S’i ta duash, ranorë apo kodrinor. Dora e njeriut këto bregdete i ka “sakatuar”. Ndërtime me e pa leje. Kioska, ndërtesa një katëshe apo shumë katëshe, por pa asnjë kriter apo planifikim. Vjen një qeveri e prish ato që ka bërë paraardhësja. Pastaj i vjen radha kësaj të dytës e kështu për 28 vjet. Pra, ndërto e prish! Jemi treguar shkatërrimtarë. Këtë të mirë që na ka falur “natyra” , ne e kemi kthyer në një të keqe të madhe në radhë të parë për veten! Por mundësitë janë edhe tani. A kemi zona bregdetare të pashfrytëzuara? Besoj se po dhe jo pak. Ç’të keqe ka përveç të mirës që t’i thuhet investitorëve të huaj! Hajdeni. Ja tek e keni këtë bregdet të mrekullueshëm! Filloni punë sot e jo mot. Kjo do t’na sillte të ardhura të jashtëzakonshme e do t’na nxirrte nga fukarallëku. Kjo do të zgjidhte dhe problemin e papunësisë kaq shqetësues për ne.

 2-Ku çalon turizmi tek ne?  Numri e turistëve që kalojnë pushimet në vendin tonë, janë kryesisht nga vendet fqinje. Vitin e kaluar qëllova pranë në çadër me një kosovar nga Gjilani. E donte shumë detin e gjithë ditën lëvizte nga çadra në det. Kur vinte dreka shkonte në dhomë merrte një frigorifer dore e ja shtronte drekën në rërë. Kam ardhur me kerr (makinë) më tha. Gjithçka e kam marrë nga shtëpia. Këtu vetëm dhomën paguaj. Atëhere sa kosovarë e maqedonas përdorin këtë mënyrë për të kaluar pushimet?

Shifrat e vizitorëve në sektorin e turizmit përgjatë viteve të shkuara janë rritur ndjeshëm, por ato vijnë me një nivel të ulët ekonomik në krahasim me ato të Evropës Perëndimore. Ne kemi nevojë për një turizën elitar .Të mos mburremi me numrin e turistëve, por sa fitojmë nga ata ?

– Çmimet shumë të larta. M’u dha mundësia të shkoja në Pogradec. 3000 lekë dhoma private për një natë! E zonja e shtëpisë, kur po largohesha më tha: Po të pyeti njeri thoji që çmimi është 4000 lekë. Çmimet në hotelet shumë më të larta dhe vetëm me mëngjesin. Çmimet në Dhërmi, Sarandë janë ndoshta më të larta se në Korfuz! Kjo është arsyeja që sivjet kishim një dyndje të madhe atje e më gjerë.

– Turizmi ynë vuan nga shërbimi e pastërtia. Fjala vjen, tek Miami 2 në Golem të mbyt era e mbeturinave. Rruga është si dekada më parë, gjithë gropa dhe e pashtruar. Me pluhur në verë e baltë në dimër. Mbeturinat tona kanë”pushtuar” dhe bregdtin Dalmat !

Turistët nga Europa Qendrore hasen në një masë të kufizuar në raport 2 me 1, krahasuar me ata kosovarë e maqedonas. Turistët nga SHBA, Azia apo rajone të tjera të rruzullit tokësor mbeten akoma thuajse të pazbuluar. Përgatitja e personelit të përshtatshëm për t’u përballur vizitorët e huaj si menaxherët, nëpunësit e hoteleve ka rëndësi të veçantë. Ata duhet të flasin shumë gjuhë të huaja dhe të jenë të arsimuar e trajnuar në mënyrë të tillë, për të mundësuar ofrimin e shërbimeve ndaj turistëve të huaj. Fatkeqësisht janë të pakët. Asgjë s’ka ndryshuar në mentalitet, sado që themi se “vitin tjetër do të bëhet më mirë”.

– Mungesat në infrastrukturë. Megjithë ekzistencën e disa programeve e planeve qeveritare, mungojnë akoma rrugët e autostradat dhe sigurisht mungojnë edhe hotelet cilësore apo resortet për pushues të mësuar me standarde ndërkombëtare. Kujdes duhet të tregohet edhe për pastërtinë dhe ruajtjen e mjedisit. Ndotja e mjedisit dhe e bregdetit në Shqipëri, për shumë turistë paraqet një problem të madh. Këtu ndjehet urgjentisht nevoja e një sensibilizimi për popullsinë dhe hartimi i programeve për filtrimin dhe mirëmenaxhimin e ujërave e të tokës bujqësore.

Ka ardhur koha që subjektet që e kanë të lidhur jetën me turizmin, të mos i tolerojë më zhvillimet “pa kokë” që po bëhen kudo në zonat më të bukura të brigjeve tona, nëse duam të shpëtojmë atë çka mbetur. Jo të vazhdoi betonizimi i deritanishëm, por të ndërtohen hotele të paktën si i kanë vendet fqinje.

Natyra është treguar shumë bujare me ty. Unë di që vendi im është mjaft i begatë. Me një klimë për t’u admiruar! Edhe pse në një sipërfaqe pak më tepër se 28.000 km2, rrallë gjen të ndërthurura malet, kodrat, fushat, luginat, lumenjtë, liqenet, detet!

Me pasuri të mëdha mbi e nëntokësore, që s’i gjen diku tjetër! Pse historikisht kaq të varfër e në fund për ç’do gjëje …..!?

SHKARKO APP