Turp për një Kryeministër që sulmon Presidentin dhe ministren e Kosovës

Nga Klajda Gjosha*
Sa turp për një Kryeministër të shprehet me nje gjuhë të tillë si për Presidentin e Republikës, ashtu edhe për një zonjë të nderuar të Kosovës, si Edita Tahiri.

Pasi rrënoi imazhin dhe funksionalitetin e Ministrisë tonë të Jashtme me kandidatura qokash, tani përpiqet t’i kundërvihet sipas edukatës së tij gjithëkujt që respekton Shqipërinë, pavarësinë e Kosovës dhe kufijtë e saj! Çdokush që mendon se mund të përdor vendet tona për interesa të ngushta personale, është vetëm një naiv që do të ketë një fund të dhimbshëm!

Dipllomacia është art i komunikimit, është mishërimi i eksperiencës dhe maturisë, dhe mbi të gjitha është besimi që qytetarët kanë te mbrojtja e interesave kombëtare! Dipllomacia nuk është numri i librave të lexuar dhe as përdorimi i individëve për larje hesapesh, e për destabilizm të një rajoni të brishtë si ky ku ne jetojmë!
Deputete e LSI, ish-ministre e Integrimit

SHKARKO APP