Tushi: Shqetësuese marrëdhënia e fëmijëve me prindërit, mësuesit t’i afrojnë më shumë
Sociologu Gëzim Tushi, shprehet se kujdesi për fëmijët duhet të jetë i vazhdueshme dhe i shtuar nga të gjitha institucionet, për arsye se situata në të cilën kalojmë duket sikur ka shumë problematika që ka të bëjmë me fëmijët dhe rritjen e tyre.
I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, Tushi tha se duhet të jenë në qendër të vëmendjes të institucioneve të shtetit dhe familjes.
“Pa diskutim 1 qershori është një ditë feste një ditë e shënuar e përkushtuar plotësisht për fëmijët dhe kjo nuk është rastësi. Fëmijët duhet të jenë në qendër të vëmendjes të institucioneve të shtetit dhe familjes, sepse duhet tu sigurojmë një fëmijëri të shëndetshme. Kujdesi për fëmijët shqiptare nuk ka qenë periferik, tradicionalisht familja shqiptare ka qenë familje etike edhe kur ka qenë e varfër edhe kur ka qenë e politizuar dhe sot që është e demokratizuar, përgjithësisht, kujdesi për fëmijët nuk ka qenë kurrë i tepërt për Kushtetutën në familjet shqiptare. Në tërësinë e vlerave dhe qëllimeve që ka familja shqiptare, fëmijët zënë një vend goxha të rëndësishëm. Fëmijët konsiderohen në qendër të vëmendjes dhe doemos janë në nivelin preferencial që ka të bëjë me kujdesin e prindërve ndaj tij, të shtetit etj.
Nuk e vë në diskutim fare që kujdesi për fëmijët duhet të jetë i vazhdueshme dhe i shtuar nga të gjitha institucionet, për arsye se situata në të cilën kalojmë duket sikur ka shumë problematika që ka të bëjë me fëmijët dhe rritjen e tyre. “
Më tej Tushi u shpreh se shqetësuese janë marrëdhëniet e fëmijëve me dy nga institucionet ku edukohen, siç është shkolla dhe familja.
“Shqetësuese janë marrëdhëniet e fëmijëve me dy nga institucioneve kryesore që edukohen. Së pari është familja e cila ka peshën në formimin e përgjithshëm kulturor edukativ tek fëmijët. Në një farë mënyre aftësia e familjes për të edukuar fëmijët është në ADN-në e familjes dhe në një farë mënyre transportohet gati siç transportohen edhe genet. Në shoqërinë shqiptare kemi dy lloj familjesh, kemi familjen patriarkale, por edhe familjen dinastike. Dhe statusi i fëmijëve tek këto dy lloje familjesh nuk është i njëjtë, të dyja kanë anën e mirë dhe anën e errët të problemit. Familja numeroze, krijon më pak mundësi për t’u marrë me fëmijët, ndërkohë familja dinastike ka më shumë kushte materiale për t’u marrë me fëmijët, por edhe ajo ka të bëjë me probleme pasi ka të bëjë më krijimin e fëmijëve të përkëdhelur që pastaj kur bëhen qytetarë shfaqin shumë anomali në sjellje. Mendoj se familja shqiptare nuk duhet ta kërkoj përgjegjësin tek të tjerët për edukimin e fëmijëve të tyre.
Duke qenë se fëmija është demokratizuar, ndonjëherë them se fëmija është bërë princ dhe se prindërit janë bërë shërbëtorë të tyre. U plotësojnë gjithçka. Por mesa duket kjo mënyra e re të jetuarit dhe fakti që fëmija ka disa kërkesa individuale, si paraja, kjo ka bërë që të reduktohet prindërimi. Në njëfarë mënyre zbehja e procesit të prindërimit është se në këto kushte kemi një zhvillim të madh të vet fëmijëve, së dyti teknologjia po bën punën e saj dhe teknologjia po nxjerr me skarcitet në marrëdhëniet prind fëmijë. Prindërit për tu marrë me fëmijët e sotëm nuk duhet të gjejnë si pretekst faktin se janë të zënë. Dhe përpiqen që të plotësojnë disa nga këto mungesa duke u plotësuar disa teka, duke i bërë ata vartës të teknologjisë dhe në këtë mënyrë zbehet prindërimi.
Unë mendoj se në kohët e sotme kemi nevojë për një revolucion në familje dhe për këtë kemi nevojë për një prindërim të ri. Raportet e fëmijëve me babanë janë të veçanta, gjithashtu raportet me nënën janë të veçanta. Sot një pjesë e fëmijëve që janë të familjeve të divorcuara, që i bie me fëmijën duhet të merret vetëm njëri prind, dhe kjo sjell probleme të edukimi i tij. Prindërit edhe pse divorcohen duhet ta kuptojnë që mbeten prindër të pandryshueshëm për fëmijën e tyre dhe ai fëmijë nuk mundet të mbeten vetëm një trofe i njërit, ky është një problem shumë i madh.
E dyta shkolla, është një element shumë i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve. Edhe shkolla ka problemet e saj, sidomos në aspektin e saj. Kam përshtypjen se edhe instrumentet e edukimit në shkollë kanë filluar të jenë të papërshtatshme. Qoftë prindërit qoftë mësuesit ua hedhin fajin fëmijëve. Një pjesë nga ne kanë mbetur mbrapa, nuk e ndjekin ritmin e zhvillimit të fëmijëve , një pjesë kemi forma të autorizuara në edukimin e fëmijëve në shkollë. Fëmijët e sotshëm kërkojnë që prindërit dhe mësuesit ti mbajnë pranë, duhet t’i dëgjojmë fëmijët.”