Twitter mbyll llogaritë e “teoricienit konspirativ” amerikan

Rrjeti social Twitter njoftoi se ka mbyllur llogaritë e programuesit amerikan të internetit dhe radios, Alex Jones, i cili njihet me teoritë konspirative të tij, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga kompania, thuhet se llogaritë @realalexjones dhe @infowars të Jonesit dhe zgjerimet e këtyre në aplikacionin për video transmetim drejtpërdrejt Periscope, janë mbyllur me arsyetim se sjelljet me abuzim në mesazhet dhe videot janë duke shkelur rregullat e komunitetit.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe ankesat rreth llogarive për të cilat mendohen se janë të lidhura me Jones do të konsiderohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania në muajin shtator kishte njoftuar se ka pezulluar llogaritë e Jones.
Jones i cili është i njohur me idetë e tij kundër kontrollimit të armëve në diskutimet e armatosjes individuale, kishte tërhequr vëmendjen pasi që kishte pretenduar se sulmi i armatosur i ndodhur në shkollën fillore Sand Hook të SHBA-ve në vitin 2012 nuk ka ndodhur në të vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jones gjithashtu pohon se bombardimi i Oklahomas dhe sulmet e 11 shtatorit janë të planifikuar nga qeveria amerikane, shkelja e Hënës nga NASA është e inskenuar dhe kompanitë e mëdha janë drejtojnë botën duke drejtuar masat me kriza ekonomike, teknologjitë e mbikëqyrjes dhe ngjarje terroriste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?