Twitter vë alarmin: Menjëherë ndryshoni password-ët

Twitter ka paralajmëruar 330 milionë përdoruesit e tij të ndryshojnë password-et pas një problemi sigurie. Rrjeti social tha se një hetim i brendshëm nuk kishte zbuluar ndonjë rast të vjedhjes së password-ëve apo keqpërdorimit nga persona të brendshëm, sidoqoftë, ai i kërkon përdoruesve të marrin në konsideratë ndryshimin e fjalëkalimeve si masë parandaluese.

Twitter thotë se nuk e di se sa password-e janë prekur. Por, mësohet se numri është domethënës dhe se ata kanë qëndruar të ekspozuar për disa muaj. Twitter zbuloi problemin disa javë më parë dhe e ka raportuar atë tek rregullatorët. Problemi lidhet me përdorimin e “hashing” që maskon password-et ndërsa përdoruesit i vendosin ato duke i zëvendësuar me numra dhe shkronja. Një defekt ka bërë që password-et të mbeten në një kompjuter të brendshëm para se procesi i hashing të përfundojë. “Na vjen shumë keq për këtë që ka ndodhur”, tha Twitter.

Përveç ndryshimit të password-ëve, përdoruesve u është kërkuar të përdorin shërbimin e autentifikimit dy faktorësh për të penguar kështu që llogaritë e tyre të hakerohen.

SHKARKO APP