U braktis nga prindërit, djalin nga Vlora e rrisin romët

Ky është Isaelo Xhemali nga Vlora.

Prindërit e tij biologjikë e hodhën në koshin e plehrave kur ishte ende foshnje.

Por, në momentet më të vështira të jetës së tij, fati e ndeshi me një zotëri nga komuniteti rom që i zgjati dorën duke e marrë në shtëpinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot Isaelo është 12 vjeç, ai shkon në shkollë , mëson shumë dhe tregon se prindërit që e birësuan i do pafund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur e mësoi se ishte I birësuar ai nuk e besoi, por më vonë e kuptoi rëndësinë e familjes që e rriti dhe është krenar për të.

Sado në kushte të vështira ekonomike Isaleo i di sakrificat e prindërve të tij dhe mundohet që cdo ditë duke mësuar t’jua shpërblejë.

Isaelo Xhemali: Më dukej e pabesueshme, por pastaj e besova. As i njoh as i kam parë ndonjëherë. Njoh vetëm këta që më kanë rritur. Këta mbeten familja ime.

Deri më sot, prindërit biologjikë nuk e kanë kërkuar, por Isaelo thotë se sërish do të zgjidhje të jetonte në këtë familje që e rriti, pavarësisht se nuk I përket këtij komuniteti

Ndërsa babai që e birësoi Leonard Xhemali rrëfen momentin kur e gjeti.

Leonard Xhemali: Aty te kazanët teksa mblidhja kanoçet e kam gjetur. Pandeha se ishte mace, kur e kam gjetur me erdhi keq dhe kam qarë.  E mora dhe e solla këtu.

Familja Xhemali e përbërë prej tashmë 7 anëtarësh mbijeton duke gërmuar çdo ditë nëpër koshat e plehrave të Vlorës.

Edhe Isaelo angazhohet duke mbledhur shishe për të ndihmuar familjen, sapo mbaron mësimin apo në ditë pushimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?