U puthën mbi “çatinë e Teheranit”, çifti iranian arrestohet për veprime të turpshme
Një çift në Iran është arrestuar për veprime të turpshme në publik. Fotot e çiftit duke u puthur mbi çatinë e Teheranit kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, ndërsa u kanë kushtuar shumë.
Policia konfirmoi në një deklaratë se çifti janë arrestuar për veprime të pahijshme.
Alireeza Japalaghy nga Irani, një bloger me 133 mijë ndjekës në Instagram është arrestuar i pari të hënën e kaluar, ndërsa e dashura e tij të enjten.
Mbi këtë të fundit rëndon edhe akuza për shkeljen e kodit të veshjes së Republikës Islamike.
Ndërkohë arrestimi i tyre ngjalli reagime në rrjetet sociale. Shumë përdorues të rrjeteve sociale komentonin si mundet që policia është kaq e shpejtë për të arrestuar dy persona që puthen krahasuar me ata që kryejnë krime.
Nuk është hera e parë që figura të famshme të mediave sociale janë arrestuar për kalimin e vijave të kuqe të Republikës Islamike. /abcnews.al