U takuan në aeroport, dy të panjohurit martohen në ditën e Krishtlindjeve

Dy të panjohur janë martuar ditën e Krishtlindjeve, pasi e kishin parë njëri-tjetrin për herë të parë në një aeroport.

Sarah Edwards u përputh me 36-vjeçarin, Paul Edwards në aplikacionin Bumble. Ata nisën të flisnin me njëri tjetrin në 22 dhjetor pasi ishin pëlqyer më 15 dhjetor.

Kështu, ata ranë dakort që të takoheshin dhe të martoheshin ditën e Krishtlindjeve në aeroportin Gatwick. Pasi u takuan, çifti lidhi kurorë në hotelin Bellagio, Las Vegas.

Zonja Edwards dhe bashkëshorti i saj i ri u takuan në një aplikacion për lidhje të reja në Internet dhe pak ditë më vonë u martuan.

Veprimi i tyre i nxituar vjen pasi, sipas tyre i kanë provuar edhe mënyrat tradicionale dhe nuk kanë funksionuar.

Paul do të martohej në mars të vitit të kaluar, por e fejuara e tij e la atë katër javë para dasmës, ndërsa Sarah u nda me të dashurin e saj në shkurt.

 

SHKARKO APP