Udhëheqës apo udhëhumbës…
Nga Agim Jazaj –
Përgjatë 3 dekadave zgjedhësit shqiptarë, në tranziconin tërkuzë- ende po kërkojnë me pishë në dorë prijsit, e munguar, për t‘i prirë në udhët e humbura. Përpara kutive të votimit kanë shkuar shpesh me synimin; për qeverisjen dhe ardhmërinë e tyre…Kanë votuar, duke marë më rëndësi votimi me “Zemër” në raport me votën e “Arsyes”. Kanë bërë rrotocionin e qeverive dhe nuk kanë realizuar demokratizimin, emancipimin e qeverisjeve! Prijsit e “rinj”, ose udhëheqsit në shoqërinë e “re“, ende nuk kanë sjellë risinë e shpresuar, por dekadencë të theksuar edhe nga vet pjesë-kupola; të akuzuar, të anatemuar pafundësisht, deri në kriminalizimin e Tempullit, të përkthyer e e rezultuar: Udhëhumbës…
Rilindja shpresë- madhe, vrau edhe shpresë- vegjëlit, duke zgjedhur me “epruvetë“ nga lider kalanderi, në 4 zgjedhje (2+2) “përfaqsues“ me Rekorede Kriminale.
“Doni më për Belulin“?!
Bilinaci i gjithë zgjedhjeve, ndoshta në kolona të pa
publikuara, por të prekura realisht nga njerëzit, ka rezultuar: ”Janë bërë shumë zgjedhje dhe kanë rezultuar (as) pak zgjidhje”.
Përpos këtij bilanci, grupe zgjedhësish me “pishë të ndezura”, “klithin” me të madhe nëpër kryqëzime rrugësh përgjatë 3 dekadave: “Zgjidhni prijsit e munguar”. Për shkak të kësaj përzgjedhje, zgjedhësit duket se (s)’janë ende duke e korigjuar “shënjestrën” e gabuar, por shumë ecinë nëpër rrugët e shkretëtirës, me “busullën“ e thyer, të votës qorre, duke suprimuar votën e arsyes- me votën e instiktit…
ABUZUESIT
Nga një vështrim i shpejtë konstatohet lehtë se piramida e politikës, edhe pas këtyre përpjekjeve, nuk ka mundësuar përligjjen e votës së sovranit! Palestinezët vite më parë renditeshin më lartë se ne shqiptarët, në standardet e demokracisë dhe të drejtat qytetare.
Sot më rrënqethi mishtë një zë zonje kur telëfonoi te “Koha Pwr tu zgjuar“: Alo Bashkimi: “Nuk dalim dot nëpër rrgët e Tiranës nga tmerri dhe kërcënimi që na bëjnë, sirianët, palesitinëzët që kanë mbushur rrugët e Tiranës“.
Edhe pas këtyre fakteve të dhimbwshme, sa dhe të turpshëm, prijsit tanë rreken e theken, se po bëjnë çudira me vidio e kaseta, duke ecur përpara, (ec përpara klithin dhe të shiturit për thesin e miellit, të punësuarit, “Rilindist“ në Fb) pa hedhur syt prapa, mbi produktin qw le pas, në shërbim të vendit…
Në një vend të vogël, gjëmat dhe bëmat janë të përmasave të mëdha, sa nuk kanë të molloisur, duke shthurur e degaraduar shoqërinë.
Shpesh në biseda të thjeshta, kuvendet e hershme, në këngët e lashta të popullit, u këndohej dje po edhe sot Prijsave të shquar shqiptar, njerëzve që u ka prushëruar shpirti, mendja, karakteri, personaliteti dhe dinjiteti i tyre mes zgjedhësve, njerëzit pa qibër, të zgjedhur me dorë, nga sëra e sojllinjve, dhe jo e sojsëzve të këtij kombi, të cilët nuk kishin kurrësesi këtë “hendek” mes njeri-tjetrit.
Edhe sot ata “gurgullojnë” në zemërat e njerëzve dhe krojet e krahinave, të larguar, por të shënuar në memorjen e njerëzve në çdo cep të hartës shqiptare.
Këta udhëheqës të çdo dimensioni, kanë mundur të përligjin votën e zgjedhësve. Ata apelojnë ditën me diell, dhe faktkeqisht në raport me kohën dhe sistemin (nuk) i marim për referim!
Rruga që të shpie tek ata, njeriu i mirë, miku i sinqertë, burri i shtetit (s)’është e lehtë, e jo hangari, po për shqiptarët është kthyer në hangari…
PRIJSIT
Prijs, udhëheqës nuk është vetëm ai që ka një post të lartë në piramdën shtetrore, a politike, por edhe ai në nivelet e ulëta, kryetari i një seksioni në lagje, ai i partisë në fshat, këshilltari i rrethit, i bashkisë dhe kryekomunari, kryebashkiaku, kryetari i njësisë vendore, titullari i gjykatës, ministri, deputeti e përpjetë…. Udhëheqës janë gjithë ata që dijnë të udhëheqin me shpirt një grupim njerëzish, një fis, bashkësi, gjithë komunitetin e më gjerë, kombin. Prijs është ai që i shkojnë pas njerëzit, me besimin e pa tundur se ai; di t’i udhëheq, të mos ngatërrojë rrugën si udhërrëfyes dhe përgjërohen për të.
Të bëhesh udhëheqës duhet kohë e mund, të “hash” shumë sup”, e jo të biesh “direkt në thela”. Asnjeri nuk lind për udhëheqës, as për krijues e artist, por bëhet i tillë: krijues, gazetar, poet, sportist, etj.
A mund të binden lehtë njerëzit pas kaq vitesh në kërkim të prijsave të munguar e kërkuar me pishë, kur vet politika nga njerëzit e zgjedhur, ka ngritur plot Leqe dhe ka hapur shumë Hendeqe, jo vetëm për të gjallët, por edher për të vdekurit? Si mund të binden të gjallët dhe të rehatohen të vdekurit, pa u ndëshkuar krimet, kriminelët, hajdutët, dhunuesit e varrezave, vrasësit me krisma dhe sidomos vrasësit më të shumtë dhe të sofistikuar, pa krisma, me kolltuk-karriget, që vrasin përditë. Këta vrasës jo të paktë, të veshur me pushtetin e votës, harrojnë se nesër do të jenë edhe vet përpara këtyre qitsave, të cilët vet “po i stërvisin nëpër poligone” që heqin këmzën, pa i’u dridhur qerpiku sot mbi të tjerët e nesër mbi këta sponsor!
E si mund të binden lehtë njerëzit, kur janë shkatërruar bunkerët e buzë- detit, anës rrugëve, për t’u mbrojtur dikur nga armët e armikut të dikurshëm, imagjinar dhe të përballur përditë me “bunkerët” zyrat-institucionale, nën rrezikun e përditshëm nga “armiku real”, përballë?!
Kushdo është i lutur t’më hedh poshtë këto fakte të përditëshme, si të pa vërteta. (A) Do rrjedhin shumë ujra dhe të kapërcejnë vite që të presim, të gjejmë Prijsit tanë, për t’na prirë, në rrugën e dijes dhe të prosperitetit, me shpirt dhe jo hileqarë e haleqarë, grabitqarë dhe zullumqarë, të cilët kanë humbur edhe tungjatjetën vlerëmadhe, të zgjedhësve.
Udhëheqës bëhesh duke udhëhequr njerëzit drejtë arritjeve e jo duke i “hedhuar ata greminave”…
Cilsitë e një Prijsi:
KARAKTERI
Për njeriun, udhëheqsin që synon të përfaqsojë shtetin, shpalos ambicien janë primare. Ata e kosiderojnë veten njerëz në shërbim të njerëzve dhe jo të kapardisuar në zyrat e shtetit. Ata janë në zyra qiraxhinj dhe jo zotër. Ata mbajnë të hapur zemrën e nuk afrojnë kurrë zëmëratë, t’u përplasin për surrati portën njerëzve të thjeshtë, hallexhinjve: “prit aty “ me fodullëk, për t’i fyer sipas mënyrës së tyre primitive, kur qytetari i sfilitur kërkon të drejtën e tij.
Karkteri nuk është dhunti e as dhuratë. Karkteri sjell suksesin e qëndrueshëm për individin dhe për bashkësinë. Udhëheqsi duhet t’u japë shpresë të tjerëve edhe shpresëthyerve. Të ndajnë gëzimet dhe hidhrimet me të tjerët. Të jenë pranë gëzimit dhe lëndimit të njerëzve. E rëndësishme është të mendojë për të tjerët, të ndihet si ata, në radhët e gjata, përpara bunkerizimit të administrates shtetrore, në hipoteka e gjykatë, në darkë duke parë lotin e fëmijve që qajnë për kafshatën e bukës, në pallat duke dëgjuar të lehurat e qenëve. Të ndjejë mallkimin e njerëzve të terrorizuar e cënuar nga harbutëri-lukunia …
Udhëheqës është ai, ajo: Që mbush gropën nga parardhwsi dhe jo ai që e thellon gropën, ai që mjekon dhe shëron plagët dhe jo ai që hap plagët. Ai, ajo të thotë të vërteta të hidhura dhe jo gënjeshtra të ëmbëla. Prijs është ai, ajo që njeh gabimet dhe jo ai, ajo që s’i pranon dështimet. Atë që zyra e bën zyrtar dhe jo atë që zyra e mban rrogëtar. Ajo që pushteti e bën më njerëzor dhe jo ajo që pushteti e bënë agresor! Ai që pret shiritin e përfundimit dhe jo ai që pret shiritet e përurimit! Ata që shënjtërojnë të ligjshmen dhe shëmtojnë të pa ligjshmen. Ata që përdorin forcën e Arsyes dhe jo arsyen e forcës. Ata që vrapojnë për të fituar dhe jo ata që pengojnë për të fituar. Ata që shënjërojnë dhe jo ata që shëmtojnë…
Prijs është ai që ndihet dhe shihet si qytetar, mes qytetarëve! Ai që nuk tundet me spaletat e zyrtarit, por ai që nuk i humbet kurrë shiritin e qytetarit. Kështu të duan dhe i do njerëzit me shpirt.
Ky është vyrtyti që mungon në sërën dhe serinë e prijsave të sotëm!…
DETYRIMI
Ky i veçon njerëzit e veprimit nga ëndërruesit, por dhe nga njerëzit e mashtrimit. I ndan ata që premtojnë dhe ata që realizojnë. Detyrimi nis nga zemëra dhe provohet në përditshmëri, duke i çelur rrugën zbatimit. Udhëheqës i çdo niveli, drejtues i institucionit, qoftë ata të përfshirë nën “siglën” politike dhe ata jashtë “vathës” së politikës, nuk u shmangen përgjegjsive, vështërsive, duke u’a hedhur “topin” të tjerëve. Ata vetmarrin kostot, nga veprimi apo mosveprimi! Detyrimi nuk e tremb udhëheqsin. E bën atë të mos kthej rrugë”. Të njoh, të pranojnë dhe korigjojnë gabimet…
KOMUNIKIMI
Komunkimi është “art”, arti më i vështirë dhe më i sukseshmi. Pa komunim kushdo nuk mund të eci, nuk mund të shtrojë e as mund të zgjidh probleme. Komunikimi nis me aftwsinw pwr tw dwgjuar, e pwrktyer; zotwsi pwr tw drejtuar. Pa komunikim cilido njeri i njohur, apo udhëheqës ecën i vetmuar në jetë. Kushdo që këmben dijet dhe mendimet me të tjerët, janë dhe të respektuar, gjejnë rrugë të pa njohuar, shumë më të lehta dhe dhe rezultojnë më të votuarit për njerëzit! Ata bëjnë analizë, dhe prognozë. Shohin të djeshmen, analizojnë të sotmen dhe parandalojnë të nesërmen. Vetëm nga ky komunikim, udhëheqsi mund të kthej të vështirën në të thjeshtë. Komunikus është ai udhëheqës në cilindo nivel, i cili transmeton tek të tjerët ide, mendime, shikon, parashikon dhe vjel prej tyre se si duhet ecur, korigjuar dhe përmirsuar. Njerëzit nuk të ndjekin nëse nuk binden; ku shkon dhe çfarë kërkon. Të aftët dhe njerëzorët i dëgjojnë dhe i çmojnë edhe vlerat e atyre, që s’ju mbushin syrin. Aftësia është veprimi që kapërcen fjalët dhe zotimet, rrugëzgjidhja e të gjithë pengesave që parqiten, më e logjikshmja, që i bindin dhe të pa bindurit. Zgjidhja me koston më të ulët, përzgjidhet nga aftësia, gjithashtu ka dhe zerin e fortë të bindjes tek të tjerët. Njerëzit nuk binden nga përpjekjet, por ata binden nga arritjet. Ata nuk i bind angazhimi i pa mbështetur me aksionin. Gjithëkush kështu kthehet në fals, i pa besueshëm. Gënjeshtra shitet vetëm një herë, shitet lire, po paguhet shtrenjtë! Dhe gënjeshatrin, qoftë dhe i rasatit tënd, nuk mund të zgjidhet veçse një herë! Njerëzit nuk matin sa lodhet Filani, por peshojnë sa sa ka realizuar Fistani. I afti parashikon, paralajmëron dhe parandalon rrezikun. I afti mat pastaj pret. Mendohet dhe guxon, të hyjë në lojë, qoftë dhe të planifikuar me humbje, të ndonjë beteje. Ai vrapon për të kaluar të tjerët, kurrë nuk e vrtet mëndjen të pengojë dhe të mallkojë të tjerët. Prijs janë ata që shohin dhe shpalosin vlerat e vetvetes, jo duke ngritur gishtin mbi antivlerat e garuesit. Njerëzit i kanë syt në ballë dhe ndodhen në “panelin e monitoirimit”.
GUXIMI
Guximi është pjellë e suksesit! Udhëheqsi synon, guxon, por edhe sakrifikon gjithashtu. Nje person kishte nisur të futej në biznes dhe trëmbej. Gjithë ditën vepronte, llogaroste dhe mërmëriste brënda ambinetit të marrë me qera. Në një bashkëbisedim të thjeshtë dikush i kishte ofruar mallra që përputheshin me natyrën e tregëtarit të saponisur. Tregëtari shihte monstrat dhe nuk po bindej për asnjë. Ndërsa nuk bindej për monstrat, kërkonte monster të tjera. Prap duhet të mundohemi i tha tjetri përballë. Tregëtari nuk po kuptonte vështërsitë me bashkëbiseduesin. Ky i fundit i thot me humor”: “Ju kërkoni të mësoni notin, po ke frikë të fustesh në ujë”. “Noti nuk mësohet në tokë”. Fati ndjek guximtarët”. Mund të dështosh, por duhet të mësosh…
LARGPAMËSIA
Depërtimi i arsyetimit në thellësinë e problemit, për tek njerëzit, do të bëj lehtësishtë të zbulueshëm atë dhe praktikisht të thjeshtë për ta realizuar misionin. Kur e kush synon që me një “Gur të vras dy zogj”, nuk do të mund të vras asnjërin! Me një gur të qëllosh dhe të vrasish dy zogj njëherësh, do të jet rastësi e rrallë dhe e pa synuar as nga gjuetarë të talentuar! Njerëzit dëgjojnë dhe binden lehtë, kur zbulon përpara tyre shumëanshmërinë e problemit dhe j’ua sjell atyre në “tabaka menynë” për të përzgjedhur sesicili gjellën që shijon.
PASOINI
Njeriu që synon, pa e ushqyer me pasionin, asgjë nuk realizon. Na kanë magjepsur me sjelljen e tyre dhe pasionin e shfaqur, udhëheqës të çdo niveli të shtetit dhe të pushtetit, të djeshëm dhe rrallë të sotëm. Kur të udhëheq pasioni, komunikon dhe i ofron njerëzit me pasion, me të njëjtën monedhë e pasion të shpërblejnë shumica, e cila sheh tek udhëheqsi, prijsin e munguar, të cilin e kërkojnë dhe e mbështesin me pasion. Askush nuk ka fituar nëse punën, karierën politike e krijuese, biznesin, komunikimin me njerëzit nuk e dashuron dhe e shoqëron me pasionin e buruar nga shpirti. Pasioni ka shpalosur si udhëheqës të SH.B.A-ve se; 75 përqind e tyre kanë rezultuar të ken pasur nota më të ulëta se gjysma e klasave të tyre. Dhe 50 përqind e miliardierëve dhe njerëzit e biznesit në këtë vend, tabelohen të mos ken përfunduar kolegjet, por kanë rezultuar njerëzit e shënuar në përqindjet më të larta të pasionit të tyre si udhëheqës dhe njerëz të biznesit. Një shëmbull i till vrehet lehtësishtë edhe në tabelat e shpalosur të biznesit vendas, ndoshta i pa thënë nga gjuha e shifrave institucionale!
MIRËNJOHJA
Është vyrtyti që nuk mbin në çdo shpirt. Është lulja që nuk mbillet në çdo baçe! Mosmirënjohja është arma më çkombëtarizuese. Njerëzit e mëdhenj startojnë nga të vegjëlit dhe nga më të vogëlat. Të mëdhenj janë ata që i respetojnë të vegjlit! Ai nuk harron kurrësesi, kur është nisur në rrugën plot pasion, shokët e moshës me të cilët ka nisuar hapin e parë të pasionit, rezervon për ta mirënjohjen e përjetëshme. Kujton në lartësinë e pa menduar, ultësirën nga është nisur dhe ku do të ulet mes njerëzve të thjeshtë. Kujton me respekt e mirënjohje ata që e kapën për dore dhe i dhanë shtysë, pasionit të tij. Pa ata, që janë bërë shtysë në jetën e tij të thjeshtë, do të ishte një njeri i zakonshëm. Pra, njerëzit e zakonshëm ishin ata që e bëjnë të zakonshmin mbi të tjerët. Asnjëherë ata nuk i pushton ndjenja e parasë, duke e barazuar atë me parajsën.
Parajsa e vërtetë nuk është baraz-paraja! Ata shpesh falin që të ndihen të lumturuar! Le të kujtojmë ish kryetarin e bashkisë së Vlorës, të pa përsëritshmin, poetin Ali Asllani. Vitet bëjnë tutje e Ali Asllani bën tëhu. Rrallë gjenden të tillë! Një shëmbull apelimi edhe për prijsit e munguar të shoqërisë shqiptarë përgjatë këtij tmerri të pa fund!
Udheheqës është ai që nuk kapërdiset në majë të timonit, por është ai që së pari shikon, kontrollon me imtësi: Motorin, Karburantin, Gomat, gjithë mjetin nga Kabina e deri te Karroceria…
“Timonieri”që nuk zbaton këto rregulla, të domosdoshme teknike, ngjajn si ai i kapërdisur “majë timonit”, në fund të greminës, me gomat përpjetë…