Udhëtuan 6 ditë për të mbështetur ekipin, terreni i rënduar i anulon ndeshjen

Një ngjarje paksa e veçantë ka ndodhur në Angli, teksa tifozët e ekipit të Tranmeres kaluan 6 ditë udhëtimi në transfertë për të parë skuadrën tyre të zemrës, ndërsa takimi është vendosur të shtyhet.

Tifozët kanë përshkruar 500 kilometra për të shkuar në transfertën e Dover’s, ndërsa vetëm 1 orë përpara nisjes së takimit, ata janë njoftuar se takimi do të shtyhet për shkak të terrenit të rënduar nga shiu. Sigurisht, ky njoftim nuk është pritur aq lehtë nga mbështetësit e Tranmeres, që kaluan shumë peripeci për të qenë pranë skuadrës së tyre./vipsport

SHKARKO APP