Ujë në planetin e largët, shkenctarët zbulojnë se…

Sa më shumë përparon teknologjia, aq më shumë shtohet kureshtja njerëzore për të mësuar më tepër për planetet e largëta. Me vendosjen në hapësirë të teleskopëve të fuqishëm në gjendje të kapin dhe sjellin në tokë imazhe nga distanca prej qindra-mijëra vitesh dritë larg, vitet e fundit zbulimet kanë qenë të mëdha.

Njëri prej tyre është ai i botuar në revistën “Nature” i shkencëtarëve të Universitetit të Merilendit në Shtetet e Bashkuara. Ata pretendojnë se kanë gjetur gjurmë uji në planetin HAT P-11b, i cili ndodhet në yjësinë Cygnus, rreth 124 vite dritë larg dhe ka një madhësi rreth 4 herë më shumë se sa Toka.

Ky planet, sipas shkencëtarëve amerikanë, përmban ujë në formë avulli. Ata mbërritën në këtë përfundim gjatë vrojtimit me 3 teleskopë të ndryshëm, ndihmuar edhe nga fushë-pamja e kthjellët në atmosferën e planetit, në momentin kur ky i fundit po kalonte para yllit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë moment reflektimi i dritës së yllit në sipërfaqjen dhe atmosferën e HAT P-11b sugjeron se ai përmban ujë dhe hidrogjen. Sipas shkencëtarëve 90 përqind e atmosferës së tij përbëhet nga hidrogjeni dhe 10 përqind është në formë uji të avullt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?