Unë jam Aaron dhe punoj si zhigolo! Paguhem…

Aaron është një djalë 30-vjeç që punon si zhigolo prej katër vitesh. Ai ka rrëfyer se si e nisi këtë punë, se sa orë punon, sa paguhet dhe se termi i përshtatshëm sipas tij për këtë veprimtari do ishte shoqërues.

Rrëfimi i tij

Isha pastiçier dhe pak vite më parë kisha problem me paratë. Kisha marrë me qira një shtëpi dhe kisha shpenzime. Ndaj një ditë në punë, në pastiçeri po flisnim pikërisht se sa të larta ishin shpenzimet e muajit, sa para kërkonte arredimi i shtëpisë. Dhe në këtë moment pronari im më sugjeroi që ndoshta ishte koha të gjeja një punë të dytë. Një kliente që ndodhej aty për momentin më tha se kishte ajo një ide se ç`mund të bëja, më la numrin e telefonit dhe lamë një takim.

U takuam pas disa ditësh dhe nisi të më tregonte për bashkëshortin e saj, se si ai e tradhtonte dhe ajo ndihej keq. Më ofroi të kaloja një natë me të kundrejt pagesës dhe pranova. Unë do të kisha pranuar gjithsesi, edhe nëse nuk do më kishte paguar. Ishte pikërisht kjo zonjë që më krijoi kontaktet e para me gra të tjera. E lashë punën e sigurt që kisha për të bërë këtë gjë që nuk e dija se si do të shkonte. Isha vetëm 26-vjeç dhe doja diçka në jetën time që të më jepte emocion. Isha natyrë kurioze. Megjithatë të jesh shoqërues nuk është e lehtë. Nuk mjafton të jesh simpatik dhe i palestruar. Unë kam mësuar gjuhën frënge dhe angleze. Kam mësuar të kërcej tango e samba.

Kam marrë leksione se si të jem një dashnor perfekt dhe joshës i mirë. Kjo punë është një investim i vërtet. Nuk ndalesh kurrë së mësuari. Dhe nëse mendoni se klientet e mia janë gra në moshë dhe pak nimfomane (të varura nga seksi), e keni gabim. Ato janë gra që duan të ndihen sërish të rëndëishme. Ose janë virgjëresha prej 40 vitesh që u vjen turp nga ky fakt. Pra ndaj me to duhet të jesh sa më delikat që të jetë e mundur. Në këto katër vite në këtë lloj pune kam marrë edhe kërkesa nga më të çuditshmet. Njëherë më telefonoi një burrë që donte të vinte në provë të dashurën e tij përpara se të martoheshin. Më tregoi ushqimin e saj të preferuar, muzikën e preferuar, gjithçka që ta bëja për vete. Realizova një takim që dukej krejtësisht rastësor me të. U puthëm por kur i kërkova të shkonim në shtrat, fatmirësisht ajo refuzoi.

Më kanë punësuar edhe burra të tjerë të duan të ndahen nga bashkëshortet dhe mënyra e vetme është t`i kapin në shtrat me mua. Ose gra që pasi festojnë ditëlindjen me miqtë duan mbrëmje speciale me mua. Kështu që më pak fjalë: sytë e mia kanë parë shumë. Kjo punë nuk fuksionon vetëm me takime. Unë punoj 24 orë.

Flas me to në telefon, shkëmbej mesazhe. Ideja është që duhet të bësh dashuri me trurin e tyre dhe jo me trupin. Një grua nuk mund të ndjejë kurrë kënaqësi në shtrat nëse më parë nuk e ke pushtuar fort. Pjesa më e sikletshme e së gjithës është ajo e pagesës. Ndaj sigurohem që ta bëjnë më përpara atë, zakonisht përmes bankës. Gjyshi im ishte siçilian dhe thoshte: një grua nuk duhet ta marrë kurrë portofolin jashtë shtëpie. Ndaj ato më paguajnë më parë dhe unë paguaj restorantin më pas me lekët e tyre. U lëshoj edhe faturë, paguaj TVSH si një organizator eventesh.

Po sa kushton një orë me të?

Nuk kam një orar. Le të themi që një natë shkon nga 500-700 euro. Po nuk është se kam një orar.

Si mund të jetë gjithmonë gati, edhe kur para tij nuk është një grua e bukur?

Unë kam mësuar se nuk ka gjithmonë gra të bukura, ama njëra mund të ketë zërin të bukur, tjetra aromën të mirë. Një ditë do plakem dhe s`do ta bëj dot më këtë punë, por po mendoj për një linjë parfumesh si dhe për të krijuar një akademi për djemtëqë duan të bëjnë të njëjtën punë. /Tirana Post/

SHKARKO APP