UNESCO apelon për projekte për Fondin Ndërkombëtar për Promovimin e Kulturës

Komisioni Kombëtar i UNESCO-s, u ka bërë apel të gjithë të interesuarve për të marrë pjesë me projekte e tyre për Fondin Ndërkombëtar për Promovimin e Kulturës. Këtë të fundit e ka konfirmuar edhe vetë Ministria e Kultuës, e cila e ka postuar apelin e UNESCO-s në faqen e saj zyrtare në internet (kultura.gov.al).

Apeli i UNESCO-s u drejtohet individëve, veçanërisht artistëve dhe krijuesve, organizmave publikë që janë të angazhuar në mënyrë specifike për promovimin e kulturës dhe të krijimtarisë artistike dhe organizatave joqeveritare dhe strukturave private jofitimprurëse objektivat e të cilave përputhen me ato të këtij Fondi. Në këtë apel sqarohej se veprimtaritë e kërkuara si pjesë e projekteve duhet të përfshihen në kategoritë e mëposhtme si, prodhimi i veprave me karakter kulturor dhe artistik dhe organizimi i veprimtarive kulturore dhe artistike në rrafsh kombëtar, rajonal dhe/ose ndërkombëtar që japin ndihmesë në lëmin e programeve kulturore dhe të zhvillimit të strategjive të kulturës. Ndërkohë që afati përundimtar për dorëzimin e projekteve është caktuar data 29 maj 2015 (ora 12:00).

SHKARKO APP