Universi do të shkatërrohet, këtë e thotë…

Një grimë thelbësore që i jep masë të gjitha materieve në univers mund të jetë jetë një ditë shkatërrimi i tij, thonë fizikanët. Ekspertët thonë se kozmosi ynë mund të marrë fund paprtimas me një përplasje me një fluskë me energji negative, krijuar nga Higgs Boson, e ashtuquajtura “grimca e Zotit”.

Humbja e ngadaltë e universit tonë gjithnjë në zgjerim është parashikuar në Modelin Standard të fizikës së grimcave, përdorur nga shkencëtarët për të shpjeguar bllokun themelor të ndërtimit të materialeve.

Nën të, një forcë e quajtur energji e eerrët po nxit zgjerimin e universit, i cili do të vazhdojë derisa gjithçka të zbehet në një humnerë të ftohtë e të padukshme. Por një studim i ri sugjeron se fundi do të vijë me një zhurmë, bang, pas 10×139 vjetësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më keq akoma, proceset pas kësaj finale dramatike mund të ketë nisur, nga ndërveprimi me vrimën e zezë. Shkencëtarët e Universitetit të Harvardit bën këtë zbulim befasues teksa studionin atë që dihet tashmë për masat e grimcave dhe si ndërveprojnë ato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Masa e Higgs Boson, e krijuar si teori që në vitet 1970, dhe e zbukuar vetëm në 2012 nga Large Hadron Collider, mendohet të jetë 125 gigaelektronvolts, një matje e energjisë që përdoret në fizikën e përshpejtimit të grimcave.

Megjithatë, në sajë të lojërave të fjalëve të fizikës kuantike, ligje të universit që shpjegojnë ndërveprimin e girmcave sub-atomike, kjo masë nuk mbetet gjithmonë konstante.

Ekspertët teorizojnë se masa aktuale e Higgs boson mund të ndryshojë një ditë. Nëse kjo ndodh me grimcën kuantike, e cila i jep masën çdo materie, mund të zhdukë të gjitha proceset që e bëjnë të mundur jetën në universin tonë. Kjo mund të krijojë një fluskë shpërthyese me energji negative, në të cilën ligjet e fizikës ashtu siç i njohim ne, zhduken tërësisht. Kjo fluskë do të vazhdojë të rritet, derisa të përfshijë të gjithë universin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?