Ura e Bardhajve më në fund me projekt të publikuar, gazetari Ermal Qori kërkon realizim dhe jo premtime elektorale

Pas shumë shqetësimesh të ngritura ndër vite nga banorët e zonës, është publikuar projekti për ndërtimin e urës në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Lumas, Bashkia Kuçovë. Fjala është për një nga problematikat më të vjetra të komunitetit, ku mungesa e urës ka rrezikuar vazhdimisht jetën e banorëve, sidomos gjatë periudhave me reshje dhe prurje të larta të lumit.

Lidhur me publikimin e projektit ka reaguar edhe gazetari Ermal Qori, i cili shprehet se ky hap duhet të shoqërohet me seriozitet dhe realizim të shpejtë, jo të mbetet vetëm një premtim elektoral. “Uroj që ky njoftim të jetë serioz dhe i shpejtë, jo për arsye elektorale, që nis sot dhe nuk dihet kur përfundon”.

Për të kërkesa për ndërtimin e urës ka qenë e vazhdueshme nga banorët, por për shumë vite nuk është marrë në konsideratë nga institucionet përgjegjëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ngre gjithashtu shqetësimin se afërsia me zgjedhjet mund ta kthejë këtë investim në një lëvizje politike, ndërkohë që zona përballet me shumë problematika të tjera infrastrukturore dhe sociale. “Vlerësimi do të jetë kur të realizohet siç prezantohet dhe vëzhgimi im do të jetë në çdo kohë për ata banorë dhe atë zonë në të cilën kam edhe unë prejardhjen”, përfundon reagimi i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?