Urreni punën tuaj? Kini parasysh këto tre gjëra përpara se ta lini atë

Fillimi i një pune të re është emocionuese. Ju arrini të freskët, të gatshëm për të punuar e jepni më të mirën tuaj. Por pasi kalon pak kohë duket se gjërat fillojnë të ndryshojnë. Ndoshta ndodh të kuptoni se kjo nuk është puna për të cilët pranuat kushtet, ndoshta shefi juaj është shumë I keq dhe kjo ju bën të urreni punën apo thjesht kuptoni se nuk jeni vetvetja. Por përpara se të vendosni ta lini punë tuaj sigurohuni që kjo gjë nuk do të ndikojë në reputacionin tuaj dhe nuk do të dëmtojë shanset për t’u punësuar diku tjetër në të ardhmen.

  1. Kontrolloni kontratën tuaj të punës

Kontratat e punës kanë si anët negative ashtu edhe ato pozitive. Fillimisht merrni kontratën e punës dhe shikoni nëse ju mund të hiqni dorë pa asnjë arsye, apo nëse ju duhet ta deklaroni dorëheqjen tuaj 1 muaj përpara se të largoheni. Lexoni imtësisht kontratën tuaj për gjithçka që mund të dalë rrugës kështu nuk do të keni problem me punëdhënësin tuaj.

  1. Nëse problem me punën tuaj është shefi, bëheni të ditur këtë gjë

Për të shprehur një problem ka 1001 mënyra. Sigurisht ju do të zgjidhni atë më profesionalen por është shumë e rëndësishme të thoni arsyen e vërtetë pse po largoheni nga puna juaj. Kjo është pozitive dhe për kompaninë ku ajo mund të rishqyrtojë kë punëson dhe mënyrën se si I punëson ata.

  1. Eksploroni opsionet tuaja

Në varësi të situatës, kthimi në punën e mëparshme mund të jetë një opsion. Ndërkohë që disa punëdhënës mund t’ju shohin si jobesnikë dhe nuk ju mirëpresin, të tjerët do t’ju shohin si një punonjës i vlefshëm i cili ja vlen të ripërtërihet. Nëse keni të bëni me rastin e dytë ju duhet të tregoheni të sinqertë me punëdhënësin tuaj duk I treguar arsyen e vërtetë e kthimit përsëri në kompani.

SHKARKO APP