FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ushqim falas për personat që vaksinohen, veprimi i veçantë i restorantit në…

”Vaksinohu kundër Covid-19 dhe do të shijosh gatime tradicionale pa para”. Kjo ofertë vjen nga një restorant popullor në qytetin serb të Kragujevac, si një mënyrë për të promovuar vaksinimin dhe fushatën për rihapje të plotë të restoranteve e bareve në vend. Holli kryesor i restorantit është kthyer në një pikë vaksinimi.

Dhjetëra vetë vihen në radhë për të siguruar vaksinën dhe një pjatë mishi të pjekur, pronari i restorantit “Libraria e Milutinit”, thotë se izolimet në 2020 dhe kufizimet e pjesshme gjatë këtij viti e kanë çuar në prag të kolapsit.

Serbia nisi fushatën e imunizimit të popullsisë dhjetorin e kaluar, duke u mundësuar qytetarëve të zgjedhin mes vaksinave të Pfizer, AstraZenecas, Sputnik apo Sinopharm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?