Ushqimet djegëse që zvogëlojnë rrezikun e vdekjes
Sipas një studimi që është kryer kohët e fundit në Itali, tregon se specat djegës zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemres dhe goditjes ne kokë. Ekspertët kanë krahasuar 23.000 njerëz, të cilët kishin ngrënë rregullisht speca djegës dhe midis atyre që nuk kishin ngrënë. Dhe rezultatet dolën që ata që nuk kishin ngrënë speca djegës, kishin më shumë gjasa të prekeshin nga sëmundjet e zemrës, sesa ata që kishin ngrënë rregullisht. Gjendja u monitorua për rreth tetë vite, dhe studiuesit zbuluan se rreziku i vdekjes nga një sulm në zemër ishte 40% më i ulët në mesin e atyre që hanë speca djegës të paktën katër herë në javë. Tani disa studjues të tjerë janë duke u marrë për te zbuluar se çfarë është ajo mekanizëm biokimike që e bëjnë djegien të mirë për shëndetin tonë.