Ushqimet që ju ndikojnë negativisht? Kryeni FALAS analizën në Intermedica

Testi i intolerancës ushqimore është një mënyrë e mirë për të mësuar se cilat janë ushqimet që organizmi nuk i pranon apo nuk i tret mirë. Kjo ndihmon që shumë njerëz të mos mbajnë dieta të sforcuara por thjesht të shmangin ushqimet që ndikojnë negativisht.

Për të ndihmuar qytetarët në ndërtimin e një regjimi sa më të shëndetshëm të ushqyeri, kompania e prodhimit të bulmetit dhe lëngjeve të frutave, Zepa Natyral dhe Intermedica, rrjeti laboratorik më i madh në vend, nënshkruan një marrëveshje për të subvencionuar kryerjet e kësaj analizë për qytetarët rezidentë në Tiranë, duke filluar nga data 20 tetor deri në datën 31 dhjetor 2019.

Marrëveshja e nënshkruar mes Presidentit të Intermedica, Dr. Vasil Llajo dhe Kryetarit të Bordit të Zepa Natyral, Nikolin Jaka, parashikon rimbursimin nga këto dy kompani të 35% të kostos së analizave, për të gjithë konsumatorët që janë pajisur me kartën e klientit Zepa Natyral.

SHKARKO APP