Ushqimet që sjellin fat të mirë për Vitin e Ri

Mishi i derrit

Tingëllon çuditshëm, por për disa kultura mishi i derrit simbolizon mirëqenie, përparim dhe ardhmëri. Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit, e cila nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj. Ajo simbolizon zhvillimin.

Shega

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas traditës greke, shega konsiderohet si një frut fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre, sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë, aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tavë me Peshk

Një tavë me peshk nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj për Vitin e Ri. Peshku simbolizon fatin në dy mënyra:

• Sipas traditave të ndryshme, sasia e luspave simbolizon sasinë e parave. Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në shtëpitë tuaja.

• Fakti që peshku noton përpara simbolizon përparim. Ecje përpara në jetët tuaja.

Thjerrëza

A e dini se çfarë simbolizojnë thjerrëzat?! Paratë! Pjata me thjerrëzat përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën italiane.

Monedha e fshehur në tortë

Në ëmbëlsirën e Vitit të Ri mirë është të fshihni një monedhë. Atij që do t’i bjerë monedha do të ketë një vit të mbarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?