Ushqimi dhe ëmbëlsira tipike shqiptare për festa, befasuese përgjigja

Festat janë bërë për të gëzuar mes familjarëve, miqve, ngrohtësisë dhe sigurisht ushqimit të mirë.

Por, cilat janë ushqimet më të njohura për secilin shtet në këto festa fundviti? Me gjasë e merrni me mend se çfarë është për shqiptarët, por le të shohim përgjigjen nga portali i njohur për preferencat ushqimore “Taste Atlas”.

Në “Taste Altas” janë pasqyruar të gjitha ëmbëlsirat për Krishtlindje dhe Vit të Ri në të gjitha shtetet europiane.

Në këtë hartë, Shqipëria njihet për byrekun me kungull dhe bakllavanë e famshme, edhe pse më tepër kjo e fundit i atribuohet kulturës turke të gastronomisë.
Ndërsa, nga një artikull të mëparshëm nga “Culture Trip”, referuar ushqimeve më popullore në Ballkan janë ato me bazë mishin.

Le të kthehemi edhe njëherë tek ushqimet e festave, ku Italia duket se ofron më tepër alternativa nëse keni zgjedhur ta vizitoni, si: pandoro, torone, struffoli dhe cuçidati.

Në Francë do të gjeni panetonen e famshme, “bredele”, “buche de ngel” dhe “guinette”.

Gjermania ka gjithashtu disa alternativa mes “stollen”, “boukete” apo “engelsaugen”.

SHKARKO APP