Ushqimi më i shtrenjtë në Spanjë

Të vegjlit e ngjalave janë ushqimi më i shtrenjtë në Spanjë, plot 500 euro për kile. Kjo sipas një reportazhi të detajuar nga BBC. Por nëse i shihni për herë të parë do pyesni pa diskutim :Pse?

Ato nuk ngjallin dëshirën për t’u ngrënë. Kur janë të gjalla janë transparente, shumë të holla dhe të rrëshqitshme, tamam si të ishin gjarpërinj të vegjël. Kur gatuhen ata bëhen opakë dhe kërcitës, si të ishin krimba të ngordhur prej kohësh, përveç faktit që kanë dy pika të zeza të vogla për sy.

Shija e tyre nuk është tamam e përcaktuar. Nuk mund të thuash nëse janë të shijshme apo jo, gjë kjo shumë e çuditshme për diçka që kushton 1000 euro kilja. Madje, thuhet në Spanjë që, dikur ishin aq të pavlerësuara saqë përdoreshin për të ushqyer pulat dhe derrat.

Receta spanjolle quhet “a la bilbaína” dhe është e përbërë hudhër dhe spec djegës të skuqura me shumë vaj ulliri  e më pas zhyten të vegjlit e ngjalave-kjo për të bërë më të thellë shijen e tyre.

SHKARKO APP