Ushtari shqiptar zhvishet nga ”ashpërsia”, qesh pranë vogëlushes
Solidarizimi për tërmetin është akoma në përditshmërinë tonë. Sot fotoja e ditës është një kontingjent shqiptar i armatosur e me veshje ushtarake, i cili mban për dore një vogëlushe. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e ka bërë publike foton duke u shprehur plot krenari për vajzat dhe djemtë në misione. Ushtari që ka dalë në foto është kontingjent i VI në grupin-batalionin e NATO-s në Letoni. Ai ishte pjesë e forcave që ndihmuan vendin tonë gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit. Gjatë kësaj kohe ai la vendlindjen për t’i ardhur në shërbim një vendi të huaj, por kur atdheu kishte nevojë djemtë e saj u rikthyen. Kostumi tregon ashpërsinë, forcën dhe vendosmërinë e një ushtari të denjë për të qenë pranë vendit kur ai ka nevojë por përpara një fëmije të ëmbël ai zhvishet nga këto karakteristika per t’ia lënë vendin heroit të brendshëm të mbushur plot dashuri.