Vajtimi i një inxhiniere kimiste

Vajtimi i një inxhiniere kimiste
(frendse në Facebook)

Pershendetje Z. Dylgjeri!
Ju falenderoj per vlersimin e opinionit tim.
Une jam Inxh.kimiste me pasuniversitare jashtë shtetit dhe kam se fundmi mese 3 vjet qe jam drejtore teknike ne kompaninë (X), si dhe bashkortake e ketij biznesi, ku merrem me sherbime dezinfektimi.
Kam 3 ditet e shtetrrethimit qe bredh ditë nate, e punoj per te dezinfektuar ambjente pune dhe shpie. Pertej modestisë le te themi qe per kompani si puna jone mund te ketë fitime extra ketë periudhë, por besomë qe ne ndjemë trishtim nëpër rruget e zbrazta, e tek takojmë njerez qe na shohin sikur do e shfarosim ketë virus. Por pse jo? Ne shfarosim, eleminojmë, ulim kontaminim e tij neper ambjente. Bejmë njerez te çlirohen e te fitojnë siguri ne ambjentet e tyre sado me probabiletet te vogel, por psikologjikisht të pushojnë e flenë të qetë. Ajo gje që me ngacmon fort keto dite dhe tek e kam diskutuar nga larg eshte “masat parandaluese” që predikon njeriu i Madhërishëm që rri e drejton nga Surreli.
Si ka mundesi qe; kur gjithë njerzit i ka ngujuar duke ua quajtur edhe shtepite karatine nuk ka marrë asnje mas dezinfektimi te qytetit?
Si nuk i therret te gjitha kompanit e dezinfektimit (nga larg sigurisht) dhe te krijojë nje plan pune per te ndihmuar ne ketë lufte te heshtur? Ose nje mendim apo opinion si te bashkpunojme per te shpetuar, minimizuar, apo dhe shpetuar qytetin? Po sigurisht jo, se ka hall te bashkëpunojë ne menyre selektive me 3 makina me fumigatore, që me to gjoja po dezinfekton qytetin duke mbajtur kamera fiks pas tyre, e tua paraqesi “Karantinezve”.
Me ler te ndriçoj pak per ket gje; a e dini ju se dezinfektimet e qyteteve behen sigurisht me funigatore, poooor sduhet te ketë asnjeri jashtë në rrugë, madje mediat duhet te jenë larg, ose te veshur me veshje speciale mbrojtese gje që te ne kaluan kater makina me pompa lart ku jo tym që s’pamë por njerez qe ecnin trotuar e shihnin te çuditur, apo ne qe kaluam ma makine pa e ditur qe po dezinfektohej. Proçesi i punes tejet i gabuar se keto lloj popmash jane efektive per zhdukjen e mushkonjave pasi rrinë ne ajer, ne kohe te caktuar, dhe shetitja me makine kap game te gjer te tyre. Ne ket rast kjo pompë duhet drejtohet ne drejtim te tokes se virusin shyqyr zotit nuk e kemi fluturak se do ishim palosur tashme te gjithe. Dezinfektimi duhet kryer me dretim te siperfaqes se tokes dhe pemet deri nga 3 m e poshtë. Keta shetiten bulevardin, reklamuan kompanitë qe u interesonte dhe mbaroi virusi ne ajer ne bulevard e s’vjen me. Per mos tu futur fare se me çfare produkti po dezinfektojnë. Si ka mundesi qe kur te gjithë “Karantinezet” jane brenda pse nuk dezinfektohet qyteti rrugicë me rrugicë? Te behen kordone me puntorë e te sperkasin total qytetin. Kjo nuk eshte dola njeherë e flini te qetë se qyteti u dezinfektua! Kjo eshte nje stermundim lufte e përnatshme që te sigurojnë ato nje orëshat e levizjes qe ka shpallur i lartmadherishmi. Njerzit ngujohen ne shtepit e tyre, ndersa puntoret e dezinfektimit duhet te luftojnë në çdo rruge.
Me fal se u zgjata por, nje person i kontaminuar qe del jash mund te kollitet e pleqeria psh e hedh gerthacen e vet ne tok. Vater infektimi kjo. E shkel dikush iken ne shpin e vet me virusin ne kemb dhe pakujdesia mund te infektohet se e di shpine e vete te sigurtë. Aq me teper po te ketë nje kafshë në shpi (e prek me puter, hipen ne tavolin apo mbi jastek apo i ulet ne duar, personi kruan hundet apo syte dhe virusi i buzeqesh direkt se fitoi luften). Ne do luftojm aty jashtë, persa kohe s’na futet ne organizem
e te na palosi. Do perpiqemi te qetesojm aq njerez sa te kemi kontakt e keshillojmë si ju, me aq informacione sa kemi lexuar por kjo do të zgjas. I lartmadherishmi nuk ka nje plan lufte, por ka vetem burgje, deftera gjobash, kercitje gjoksi, etj. A e dini ju qe për të marrë autorizimet per te levizur makinat e kompanisë te dezinfektimit kolegut tim i eshte dashur te gjente një mik te fort ti siguronte???.
Poo, po mik per te kryer sherbime dezinfektimi dhe sa e sa perplasje me polica analfabetë.
Nje numer 112 i lenë demek per te marr autorizime makine, desh me fiku patenten. Pertej asaj qe duhet te rrish me shume se 40min ta kapesh si linj, por dhe nese je fatlum e flet me dike, te marrin emer mbiemer targën dhe të thone vazhdo, nderkohë ai analfabeti jasht te nxjerr gjoksin para e te hedh dhe sperkla turinjve se kujton se kapi nje pa autorizim ta ekzekutoj direkt.
U zgjata por u lumturova qe u shpreha diku per ta degjuar dhe zerin e ketyre njerzve si ne qe luftoj me virusin ne çdo ambjent, e sigurojnë njefarë qetesie mendore në njerez.
Uroj qe i lartmadherishmi te shikoj si u dezinfektuan qytete me radh ne Kine çdo natë e çdo dite. Me tym, sperkatje e çte jet mundesia. Ne askush s’na ka thirrur as per mendim, e as per kontribut ne zhdukjen apo uljen e intesitetit te virusit. Ju rrini brenda
“Karantines” se jashtë ska asnje plan, asnjë fryme njeriu te vras, asnje qelizë virusi asgje thjesht kaq. ?. Duartrokisni bluzat e bardha
sa te palosen dhe ata nje nga nje e prisni diellin t’jua ngroh me shpresen se jua zhduk virusin.
JU FALENDEROJ pa mas qe me dhate nje kend te mesengerit te shpreh mendimin tim.
Marr nga Facebook i Ylli Dylgjerit

SHKARKO APP