Vajza 3 vjeçare shpëton të ëmën pa ndjenja në rrugë
Askush nuk i kishte shpjeguar rrugën e shtëpisë apo çfarë të bënte në rast se personi që ishte me të, do të sëmurej papritur.
E megjithatë, Svanah, një vajzë vetëm 3 vjeç, ka bërë gjënë e duhur dhe arriti të shpëtonte jetën e nënës së saj.
Jessa Lavely po shëtiste me vajzën e saj kur i ranë të fikët dy lagje larg shtëpisë së saj në Michigan të SHBA.
Vogëlushja ka rendur drejt shtëpisë dhe jo vetëm që arriti të lajmërojë gjyshërit nga ana e mamasë, por i dërgoi aty ku ndodhej nëna e saj e shtrirë në rrugë.
“Mamaja është rrëzuar dhe nuk ngrihet më”, ka thënë Savanah sipas tregimit të gjyshes.
Vogëlushja është filmuar nga kamerat e sigurisë së pallatit ku banon.
Kështu gjyshërit e kanë parë, kanë hapur derën dhe kanë vrapuar bashkë me të për t’i vajtur të bijës në ndihmë, falë udhëzimeve të mbesës së tyre.
Kur Jessa ka rihapur sytë, e pa veten të rrethuar nga mjekë dhe policë, por nuk e imagjinonte që jetën ia kishte shpëtuar e bija: “Unë dhe im shoq kurrë nuk i kemi thënë se si të reagojë në situata të tilla dhe as nuk i kemi mësuar se si të kthehet vetëm në shtëpi. Jam pa fjalë”.
Babai i Savannah ishte në punë kur ndodhi ngjarja.
“U alarmova kur pashë në telefon, i cili është i lidhur me kamerat e sigurisë në shtëpinë tonë, vajzën time vetëm, jashtë, – shpjegoi-, por arrita kur gjithçka ishte zgjidhur. Jemi të gjithë shumë krenarë për vogëlushen tonë.”
KOHA JONË SONDAZH

