Vajza alergjike ndaj lotëve të saj

Një vajzë adoleshente është alergjike ndaj lotëve të saj. Lindsey Coubray ka një gjendje të rrallë,  urtikari aquagenic, që i lë shenja të kuqe në trup kur prek ujin.

Kjo e bën të vështirë që ajo të lahet, të notojë madje dhe të dalë nga shpia kur bie shi.

Kontakti më i vogël me uji bën që 19-vjeçarja të mbetet pa frymë, të ketë teshtimë të pakontrolluar duke e detyruar që të marrë ilaçe sa herë që lahet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Coubray, është një nga 50 njerëzit që botë që ka këtë gjendje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo pi qumësht në vend të ujit, që i shkakton plagë në gojë.

Përveçse duhet të shmanget shiu, moti me diell mund të jetë po aq i vështirë.

Moti i nxehtë është një sfidë e madhe për shkak të djersës që i shkaon skuqje në kurriz, krahë, kokë dhe gjoks.

Coubray  përpiqe të menaxhojë gjendje e saj duke marrë antihistaminë të forta si edhe ilaçe për astmën për të kontrolluar frymëmarrjen e saj.

Ajo u diagnostikua me urtikari aquagenic dy vjet më parë.

Por këto nuk janë problemet e vetme të 19-vjeçares.

Coubray gjithashtu ka alegji ndaj lotëve të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?