Vajza e lindur me krah e gishta në bark, foto që shokojnë

Veronika nuk është një vajzë si të gjithë të tjerat. Ajo ka lindur ndryshe, me dy gjysma krahu shtesë dhe gjysmën e gishtave, në gjoksin e saj. Janë pjesë të binjakut që nuk arriti të zhvillohet gjatë shtatzanisë së nënës së saj.

Katërmbëdhjetëvjeçarja e cila jeton në Iligan City në Filipine do i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjukale për të hequr këto gjymtyrë. Fqinjët e saj arritën të mblidhnin  një fond për t’i siguruar  vajzës operacionin në Tajlandë

Veronica Cominguez, thotë se gjymtyrët e kufizojnë në lëvizje, rrjedhin lëng dhe gjak, ndërsa ajo kujdeset duke i pastruar mirë madje i pret dhe thonjtë e gishtave. “Kur isha e vogël mendova se ishte një këmbë, por sa më shumë rritem aq më e madhe bëhet”, thotë Veronica.

Doktorët thonë se operacioni për heqjen e gjymtyrëve shtesë është i lehtë sepse kjo pjesë e trupit nuk është vitale.

Pjesa më e madhe e tyre janë të lidhura me lëkurën ose me kockat dhe për kirurgët është e lehtë ti heqin.

SHKARKO APP