Vajza i blen dhuratë, mamaja turpërohet nga ajo që sheh

Të gjithë fëmijët kur shkojnë në ekskursion me shkollën jashtë vendit mendojnë si të bëjnë të lumtur prindërit duke i blerë atyre një dhuratë.

Pikërisht këtë gjë bëri dhe kjo adoleshente gjatë udhëtimit të saj në Paris. Ajo vendosi t’i blinte mamasë një qiri në formën e kullës “Eiffel”.

Por ajo aksidentalisht i bleu një lodër seksi. Kur ajo e prezantoi me krenari  dhuratën, prindërit e saj nuk dinin si të reagonin.

Madje mamaja e saj e shpërndau “hallin” e saj në internet në faqen e prindërve “Mumsnet” ku shkroi:

“MË NDIHMONI! Vajza ime e dashur më ka blerë një lodër seksi! Ka një problem, ajo e bleu se kujtonte se ishte qiri në formën e Kullës Eiffel. A duhet ta thyej?”

/Ora News

 

SHKARKO APP