Vajza me aftësi të kufizuara që mahniti botën me zërin e saj

Vajza këndoi në kishën e Sant’Agata në Catania dhe performoi me një operistik të fuqishëm.

Video e saj është bërë virale dhe ka grumbulluar miliona shikime. Alfina ka fituar edhe mijëra tifozë në mbarë botën.

29-vjeçarja shihet e veshur me të bardha dhe ndihmohet nga një grua, që qëndron mrapa saj duke e mbajtur në këmbë dhe me mikrofon.

Alfina ka tetraparezë spastike dystonike, një formë e paralizës cerebrale, e cila ndikon në të katër gjymtyrët e saj.

Ajo performoi me Shoqatën e Kulturës Neon, e cila ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në aktivitete artistike si teatri dhe opera krahas atyre që nuk kanë aftësi të kufizuara.

Shihni videon dhe mahnituni:

YouTube player

SHKARKO APP