Vajzat kinge që ndjekin Ramën këmba-këmbës (FOTO)

Fotot e kreut të qeverisë, Edi Rama, xhelozojnë edhe modelët. Çdo detaj në foto, është një lajm më vete. Por kush qëndron prapa fotove të bujshme të Ramës? As më pak e as më shumë se sa tre vajza. Njëra prej tyre është e re në stafin e kreut të qeverisë.

Është e gjatë, e hollë e me trup të bukur, me flokë të gjatë ngjyrë mjalti e sy blu, mban taka e këmishë, është shumë e ëmbël, ndjek këmba këmbës Kryeministrin Rama dhe e fotografon. Mund të duket si përndjekje, por jo. Kjo është detyra e Boralda Minajt, shkurt Bora, fotografja e re e Edi Ramës.

Sapo ka zëvendësuar Blerta Kambon, vajzën me kaçurrela ngjyrë karote, që e fotografoi kryeministrin për katër vjet. Bashkë me fotografen e parë Eriona Cami, Rama ka zgjedhur për t’ia kuruar imazhin vetëm syrin e pagabueshëm të vajzave.

SHKARKO APP