Vajzat me emrin Vlora vizitojnë Vlorën, më e vogla 6 muajshe

Ndërkohë që trendi i shqiptareve tenton te përqafojë shijet europiane, ai i shqiptareve te Kosovës neutralizon eksodin e shijeve duke vulosur autenticitetin kombëtar.

Shqiptarët e Kosovës kanë një traditë të bukur. Ata u vendosin fëmijëve emrat e qyteteve shqiptare.
Pas vizitës së 40 vajzave me emrin Saranda, 28 vajza me emrin Vlora u përzgjodhën për te vizituar një fundjave Vlorën, duke përmbushur jo vetëm simbolikën e numrit të Pavarësisë por dhe një përzgjedhje brezash.

Kjo vogëlushe është më e vogla ndër vajzat me emrin Vlora vetëm 6-muajshe. E ëma e saj na tregon se shumë vajza të fisit kanë emra shqiptarë.

Pas takimit me kryetarin e bashkisë se Vlorës vajzat kanë vizituar të gjitha pikat turistike në qytet
Të veshura kuq e zi ato kanë vendosur kurora me lule te varri i babait te pavarësisë Ismail Qemal Bej Vlorës.

Në sheshin e Monumentit të Pavarësisë u ishte organizuar një feste e vogël me këngë dhe valle.
Në Kosovë janë më shumë se 6000 vajza me emrin Vlora dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi shprehet se kjo iniciativë do të vazhdojë edhe vajza dhe djem që mbajnë emra të tjerë si, Berati, Drini, Shkumbin etj.

SHKARKO APP