Vajzës i shkon ters takimi i parë, “i dashuri” e lë peng në restorant

Një vajzë e re është detyruar të paguajë 100 dollarë në një restorant në Sidnej, pasi djali me të cilin kishte dalë u largua. Ai i tha se do të shkonte në një bankomat për të tërhequr para, por nuk u kthye më.

Ky ishte takimi i parë për ta dhe djali bllokoi numrin e celularit të vajzës kur u largua, duke e lënë të paguajë faturën. Pronari i restorantit, Christian Avant bëri publik rastin me një postim në Facebook, ku e ofendoi djalin. “Ai doli jashtë për të marrë para, por nuk u kthye kurrë dhe bllokoi numrin e saj.

Stafi ynë mori situatën në kontroll dhe ngushëlloi vajzën, duke i dhënë një kupon prej 150 dollarë që të kthehej me dikë më të mirë. Një punonjëse që kishte përfunduar turnin e mori për të pirë dicka. Ajo ishte aq e mërzitur sa ishte e vetmja gjë që mund të bënim për këtë situatë”, shkruajti pronari.

Ndërkohë i gjithë stafi shpreson që të kthehet me një djalë që ia vlen dhe të përdorë kuponin e saj.

SHKARKO APP