Vaksinimi i fëmijëve, mbi 250 mijë përfitues në vit
/Vaksinimi i fëmijëve është një prej programeve universale të shëndetësisë, që i garanton çdo fëmije vaksinat falas, sipas kalendarit të vaksinimit. 12 dhjetori njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Mbulimit Shëndetësor Universal. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se 250 mijë fëmijë në vit përfitojnë vaksinimin falas. Në muajin shtator, me nisjen e procesit të regjistrimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla, Njësitë Vendore të shëndetësisë në terren monitoruan kartelat e vaksinimit në çdo strukturë arsimore, qoftë publike apo private. Ndërkaq, në muajin tetor nisi të zbatohej edhe vaksina e Rotavirusit.