Vaksinimi nis në fillim të nëntorit

Doktoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka njoftuar se vaksinimi i popullatës do të nis në fillim të nëntorit. Bino u shpreh se këtë vit janë 30 mijë doza më shumë, në total 80 mijë vaksina. Ndërsa tha se deri tani nuk ka raste të qarkullimit të gripit, por vetëm viroza. Bino shtoi se vaksina rekomandohet për personat mbi 65 vjeç, personat që vuajnë nga sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.

SHKARKO APP