Valbona e bukur dhe joshëse edhe në dimër

Valbona të emocionon në çdo stinë, edhe tani në fillim dimri, ajo ka marrë një tjetër nur.

Ajo përmes luginës së Komanit që përfundon në Fierzë e deri në Valbonë, kalon mes ujit dhe maleve. Një tjetër lidhet me Rrugën e Kombit, nga Tropoja e Vjetër e në Valbonë, nga Prizreni, por dhe nga Qafë-Mali kur nuk ka borë.

Të gjitha të çojnë drejt së bukurës Valbonë.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri që të zgjojnë shijen e dimrit me dëborë kudo në luginën e Valbonës, turistët i janë ofruar bukurive të bardhësisë së saj.

 

SHKARKO APP